Luhatja e temperaturave shton virozat te fëmijët, mjeku: Kemi mbi 20 vizita në ditë, të konsumohen sa më shumë lëngje

Me ardhjen e paranverës dhe me luhatjen e temperaturave, është rritur numri i qytetarëve që po preken nga virozat stinore. Kjo konfirmohet dhe nga mjekët e familjes që thonë se është rritur numri i vizitave, kryesisht më të prekura janë moshat pediatrike.

“Kohët e fundit ka pasur një rritje të lehtë të virozave stinore kryesisht tek moshave pediatrike me shenja klinike të tipit të riniteve alergjike apo të gastrointeriteve, pa komplikacione dhe kalojnë lehtë për dy-tre ditë. Numri i vizitave ditët e fundit ka qenë rreth 20 apo dhe më shumë. Simptomat më së shumti janë rinitet alergjike sic e thash me rrufë, me një temperaturë jo të lartë, kollë”-shpjegoi mjeku familjes Besar Hysi.

Mjeku Besar Hysi në Qendrën shëndetësore nr.6 këshillon që në këtë periudhë të konsumohen sa më shumë lëngje.

“Të vishen sa më lehtë në bazë të temperaturave mund të themi dhe të konsumojnë lëngje sa më shumë, dmth rehidrimi të jetë sa më i mirë dhe pastaj të menaxhohen simptomat nëpërmjet mjekimit simptomatik”-tha mjeku Hysi.

Veç virozave stinore dhe alergjive, në vendin tonë është prezent dhe virusi COVID-19, por momentalisht situata është e qendrueshme.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër