TIRANE - Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar tërësisht një banesë private, ndërsa kanë rrezikuar fëmijët e një kopshti që ndodhej ngjitur me shtëpinë në rrugën “Kamber Shevroja” në zonën e 5 majit në kryeqytet. Forcat e policisë dhe 3 shërbime zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të evakuuar fëmijët dhe për të vënë në kontroll flakët.
Shtëpia dykatëshe e Hysni Mançakut është përfshirë e gjitha nga flakët por fatmirësisht zjarrfikësit kanë mënjanuar përhapjen e flakëve në kopshtin e fëmijëve.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një luhatje tensioni, e cila ka provokuar djegien e pajisjeve duke bërë që flaka të përfshijë tërë banesën.
Në momentet e zjarrit në familjen Mançaku nuk ndodhej askush, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Vetëm një ditë më parë në Kombinat nga djegia e një banese u asfiksua një fëmijë tre vjeç, i cili fatmirësisht u shpëtua nga forcat e policisë dhe zjarrfikëset.

(Foto, banesa e djegur nga zjarri)
Redaksia Online
(ar.Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com