Luhatjet e energjisë djegin pajisjet elektrike në Lezhë! Banorët: Tensioni i lartë, kemi dëme të konsiderueshme! OSHEE: Era e fortë shkëputi nulin përcjellës së energjisë

Era e fortë e 24 orëve e fundit shkaktoi shkëputje të nulit përcjellës të enegjisë elektrike, duke sjellë dëme të shumta për abonentët familjar dhe bizneset në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.

Sipas banorëve, tensioni i energjisë arriti deri në 400 volt, duke djegur shumë pajisje elektroshtëpiake në banesat dhe bizneset e tyre.

“Dëm ka bërë sa të duash. Të paktën deri tani 1 milion e gjysëm lekë të vjetra dëm, pastaj edhe në të gjithë lagjen. Fakti i parë ka ndodh që dje, në korent i kam pat të gjithë pajisjet. Thonë është djeg nuli. Unë kam një fakt që sot në mëngjes, e kam mat me voltmetër me aparat matës tensionin nul fazë, e kam foton në telefon tensioni 396 volt”, thotë një banor.

"Në 10:00 kam ardh tek shtëpia nuk kishte drita, plasi drita. Nuk kam fjet tërë natën për këtë punë", thotë një tjetër.

Ata kërkojnë kompensim nga shteti, pasi thonë që janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

“Në kontakt dritat, më kanë djeg pajisjet e shpisë. Më ka djeg lavatricen Kesh-i nuk mban asnje lloj përgjegjësie . Pallatit i janë djeg tan pajisjet. Unë jam pënsionist më 140 mijë lekë të vjetra pension. Unë duhet me riparu lavatriçen, kush ma riparon mua po me çfarë ta paguaj”, thotë një banor.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes punonjësve në Lezhë ka ndërhyrë menjëherë për riparimin e defektit dhe rikthimin në normalitet, ndërsa bën me dije se luhatjet e energjisë kanë shkaktuar shkëputje të nulit përcjellës të enegjisë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI