Luhatjet e temperaturave, shtohen
rastet me virozat e stinës

Luhatjet e temperaturave, shtohen<br />
rastet me virozat e stinës
TIRANE - Rritja e temperaturave dhe luhatjet e motit gjatë ditëve të fundit kanë bërë që të shfaqen rastet me simptoma të virozave stinore që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Sipas mjekëve duhet të tregohet një kujdes i veçantë sidomos me fëmijët dhe të moshuarit.

Mjekët pediatër thonë se tek fëmijët e vegjël është shtuar numri i rasteve me infeksione të rrugëve respiratore të ndikuara nga virozat stinore, ose dhe nga fenomenet alergjike, spazike, apo dhe të rrugëve respiratore.

Kështu, nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëhet e ditur se janë rreth 4900 raste me simptoma të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme tek fëmijët nën 5 vjeç.  Numri i personave që shfaqin simptoma të virozave stinore, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, arrin në rreth 12 000, nga të cilat rreth 10 900 janë raste me infeksione respiratore.

Në raste të shfaqjes së komplikacioneve, personat e sëmurë duhet të referohen tek mjeku i familjes, në mënyrë që nëse ka një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes, me natyrë virale apo jo, të marrë ndihmën e duhur.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime