Superliga shqiptare e futbollit mbylli sot javën e 14-të, me Egnatian që pas fitores në Laç mori vendin e parë në klasifikim. Tanimë e gjithë vëmendja është për javën e ardhshme e cila luhet në fundjavë.

Gjithçka me raundin e 15-të nis të shtunën e 2 dhjetorit me dy duele. Në 13:30 luhet Egnatia - Vllaznia në stadiumin e Rrogozhinës. Po të shtunë, në Korçë duke nisur nga ora 17:00 luhet Skënderbeu - Erzeni.

Të diel më 3 dhjetor në program janë tre duele, në tre orare të ndryshme. Në 13:30 luhet Kukësi - Teuta, teksa në 16:00 Dinamo pret Laçin në "Niko Dovana". Gjithçka për javën e 15-të kulmon në mbrëmje, me "Air Albanian" që në 19:00 pret derbin Tirana - Partizani.

Superliga, java 15-të:

E shtunë, 2 dhjetor 2023

13:30 Egnatia - Vllaznia

17:00 Skënderbeu - Erzeni

E diel, 3 dhjetor 2023

13:30 Kukësi - Teuta

16:00 Dinamo - Laçi

19:00 Tirana - Partizani