Luhet në kushte të pazakonta, por derbi i Italisë vendos titullin. Sarri: Inter është po aq sa ne favorit për titullin (VIDEO)

Seria A do të luajë sonte një nga ndeshjet më vendimtare të kampionatit, atë mes Juventusit dhe Interit. Edhe pse e gjithë bota pritet të kthejë sytë nga derbi i Italisë ai do të luhet me dyer te mbyllura, si pasojë e frikës së përhapjes së koronavirusit, që deri më tani ka shtyrë shumë ndeshje të kampionatit.

Mbyllja e rajonit të Lombardisë gjithsesi nuk do të ketë ndikim për zhvillimin e këtij supertakimi, që me gjasë do të vendosë një pjesë të mirë të kampionatit. Në renditje aktualisht Juventusin me Interin i ndan gjashtë pikë, por zikaltërit kanë një ndeshje më pak. Në prag të takimit trajneri i zikaltërve Antonio Conte fillimisht vendosi theksin te situata që po kalon Italia për shkak të virusit ndërsa për ndeshjen është shprehur:

“Mezi po presim ta luajmë këtë ndeshje, do të thotë shumë për ambiciet tona dhe klasifikimin. E jona është dëshirë dhe ambicie për të kërkuar maksimumin përmes punës. Duam të ngremë stekën dhe ti afrohemi sa më shumë Juves.”

Ndërkohë trajneri i Juventusit Maurizio Sarri ka deklaruar: “Do të jetë një ndeshje e bukur. Eshtë e qartë se Juventus-inter është ndeshja më prestigjioze në Serie A, për historinë dhe këtë vit, për renditjen. Pas dy transferimeve të rëndësishme në merkato, mendoj se inter është bërë një nga favoritët për kampionatin, si ne.”

Të dy skuadrat nuk kanë asnjë mungesë në këtë sfidë, ndërsa Juventusi është e pamposhtur në 33 ndeshjet e fundit në shtëpi. Ndërkohë që në 13 ndeshjet e fundit kampionët në fuqi të Italsië kanë shënuar mbi 2.5 gola.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve