Në ‘San Paolo’ Brazili do të luajë sonte ndeshjen e tretë të grupit për Kupën e Amerikës kundër Perusë. Një ndeshje ku vendoset jo vetëm kualifikimi, por edhe vendi i parë, pasi aktualisht ‘seleçao’ renditet e para me 4 pikë, po aq sa Peruja e vendit të dytë.
Për këtë takim trajneri Titte do të ketë në dispozicion mesfushorin Arthur, të dëmtuar në miqësoren para startimit të Kupës së Amerikës. Futbollisti i Barcelonës pritet të marrë vendin e Fernandinho-s, që në ndeshjen e fundit të mbyllur në barazim kundër Venezuelës bëri një paraqitje zhgënjyese. Ndërkohë nga minuta e parë pritet ta nisë sulmuesi Erverton, që në dy ndeshjet e para ka bërë impakt pozitiv duke u futur si zëvendësues, ndërsa Gabriel Jesus me shumë gjasa do të jetë sërish në stol.
Vlen për t’u theksuar se ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, kjo sfidë nuk do të luhet në orët e vona të mesnatës, por në orën 21:00. Gjithashtu edhe takimi tjetër i këtij grupi mes Bolivisë dhe Venezuelës do të jetë në të njëjtin orar.