Luhet pë vendin e tretë dhe të katërt. Argjentina kërkon hakmarrjen kundër Kilit, por Scaloni bën minirevulucion me formacionin

Luhet pë vendin e tretë dhe të katërt. Argjentina kërkon hakmarrjen kundër Kilit, por Scaloni bën minirevulucion me formacionin

Në “Arena Corinthians” Argjentina do të luajë sonte ndeshjen e fundit për Kupën e Amerikës kundër Kilit e vlefshme për vendin e tretë dhe të katërt. Të besuarit e Scalones u eliminuan në gjysmëfinale nga Brazili dhe tashmë do të synojnë ta mbyllin me nder kompeticionin, ndërsa Kili vjen disi më e lehtësuar.

Një arsye tjetër përse Argjentina duhet të fitojë është se ‘colchoneros’ në dy finalet e fundit të Kupës së Amerikës janë mposhtur nga Kili, dhe sonte është mundësia për hakmarrje. Për këtë 90 minutësh trajberi Scaloni pritet të bëjë disa ndryshime, duke filluar që në repartin e sulmit.

Aguerro mbetet i pazëvendësueshëm, por Lautaro është në pikëpyetje pasi Dybala mund të bëjë debutimin si titullar. Nga minirevulucioni i trajnerit pritet të përfitojë edhe Giovani Lo Celso, Angel di Maria, Matias Suarez dhe Roberto Pereyra, të cilët priten në fushë nga minuta e parë. Te Kili në përjashtim të ndonjë lëvizje surprizë nuk pritet të ketë ndryshime.

Ndërkohë nesër, po në orën 21:00, do të luhet finalja e Kupës së Amerikës, mes Brazilit organizator dhe Perusë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja