Sonte në orën 20:00 në Elbasan Partizani do të luajë një ndeshje vendimtare për historinë e klubit, pasi të kuqtë presin Valmerian në ndeshjen e kthimit, teksa një javë më parë fituan 1-2 në transfertë. Për këtë përballje trajneri Zoran Zekic ka të padisponueshëm sulmuesin Christian Mba, ndërsa braziliani da Silva është i pezulluar për shkak të sjelljes. Kualifikimi nuk vlen vetëm për prestigjin, por edhe për arkat e klubit, pasi nëse Partizani ia del përfitimet nga Europa në turin e katërt shkojnë në 1.9 milionë euro.
“Në ndeshjen e parë Valmeria tregoi se ishte një skuadër shumë e mirë, por nuk duhet të kemi frikë. Të tregohemi të zgjuar dhe të interpretojmë ndeshjen ashtu siç duhet. Për më tepër të largojmë presionin nga kjo ndeshje,”-u shpreh Zoran Zekic, trajner i Partizanit.
Sakaq po sonte në orën 20:00 në Luksemburg, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut Struga, që drejtohet nga Shpëtim Duro, do ti duhet të mbrojë fitoren 3-1 në ndeshjen e parë për të kaluar në fazën ‘play-of’ të Conference League’.
“Duhet ta fshijmë nga kujtesa lojën e parë dhe të përqëndrohemi te kjo ndeshje, për të bërë maksimumin dhe për të kaluar në turin tjetër,”-tha Shpëtim Duro, trajner i Strugës.
“Shpresojmë të vazhdojmë ecurine këtyre ndeshjeve si në aspektin e vrapimit ashtu edhe taktik. Uroj të bëjmë një parqitje shumë të mirë dhe të vazhdojmë më tutje,"-u shpreh Bunjamin Shabani, kapiten i Strugës.
Ndërkohë Ballkani i Ilir Dajës duhet t’ia dalë në Gjibraltar kundër Lincoln Red pasi fituan 2-0 ndeshjen e parë në Kosovë.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 629
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Java e 30 e Superligës, 4 barazime në 5 ndeshje! 3 pikët në Shkodër, trajneri i Skënderbeut: Fitore e madhe
17 Mars, 12:02
-
Renditja/ 'Shterpësi' në Superligë, AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec' në shtëpi, Laçi bën për spital trajnerin
16 Mars, 20:41
-
UEFA: Rishikojmë rregulloren, Alvarez e preku topin dy herë! Arbitri: Unë sinjalizova gjyqtarët e VAR
14 Mars, 10:10
-
Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s'e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League
14 Mars, 09:21
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Chelsea fiton në Copenhagen, Fiore mposhtet në Athinë! Rezultate surprizë në Conference League
7 Mars, 09:37
-
Sot 16 ndeshje, në fushë Europa dhe Conference League! Chelsea e Lazio në udhëtim, Roma pret Bilbaon
6 Mars, 12:58
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
‘Final 4’ zbret sot në fushë, agjenda e raundit të 28-të në Superligë
5 Mars, 08:44