Luigi Nidito, Rrëfime
për Shqipërinë e ’90-s

Luigi Nidito, Rrëfime<br />për Shqipërinë e ’90-s
Në Bibliotekën Bashkiake të Maschito-s janë prezantuar disa libra të Luigi Nidito, një arbëresh nga Maschito që punon në Tiranë si zv/president dhe arkëtar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri.

Themelues, së bashku me Michele Sciarillo, i qarkut arbëresh “Takim”, pikë referimi i arbëreshëve në të gjithë zonën e Firenze-Prato-Pistoia, që frekuentohet nga 4000 shqiptarë, Nidito nuk harron kurrë Maschito-n e tij dhe për këtë ka krijuar një broshurë me titullin domethënës: “Maschito, shtegu i kujtimeve”, në të cilën vë në pah Maschito-n arbëreshe, kontaktin me Shqipërinë dhe impenjimin e tij për të ardhmen.

“Prej kohësh ka ndryshuar rezidencë nga Prato në Tiranë - ka deklaruar - por mbaj gjithmonë në zemër Maschito-n ku kam kaluar vite të tëra të jetës sime. Një Maschito që përshkohej nga kafshë të ngarkuara, plot me gra që, duke ardhur nga burimet e ujit, i mbanin fuçitë mbi kokë ose në një krah.

Në vitet e para ’90, së bashku me Michele Sciarillo, u nisa për të organizuar në Shqipëri, në Tiranë, shkëmbime me Italinë. Kisha themeluar në Prato një dhomë të vogël tregtie itali-shqiptare, që mburrej për vizitën në Shqipëri së bashku me disa sipërmarrës pratezë, kur ende nën regjimin komunist nisën lëvizjet e para për të kërkuar liri me rrëzimin e statujave marksisto-leniniste, përveç asaj të diktatorit Enver Hoxha.

Më vjen ndër mend takimi i parë, i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Itali, me një inxhiniere tekstile të re nga Berati, që kishte ardhur të më takonte pas një udhëtimi 7 orë të gjatë, e shtyrë nga dëshira për një stazh në një firmë tekstile prateze.

Atëherë filloi zbulimi i parë i lidhjes sime me Shqipërinë dhe aventura ime shqiptare, tashmë më shumë se dhjetëvjeçare. Një vend, Shqipëria, ku, akoma edhe më shumë, munda të rijetoj me vetëdije Maschito-n time dhe vlerën e madhe kulturore të realitetit arbëresh.

Kontakti im me Maschito-n arbëreshe ka qenë gjithmonë i gjallë që nga fillimi i viteve ’90, kur falë meje dhe mikut Michele, një delegacion funksionarësh shqiptarë vizitoi qendrat arbëreshe të Vulture, Maschito, Barile dhe Ginestra.

Miqtë përjetuan momente emocionimi të madh ndërsa takonin, përtej petkut zyrtar, qytetarë të thjeshtë dhe familje me të cilët arrin të komunikonin në gjuhën shqipe (gati sikur një shqiptar i shekullit XVI të mund të fliste me një arbëresh të shekullit XXI), duke na dhënë një dëshmi etnologjike me një origjinalitet dhe pastërti të rrallë.

Shpirti im arbëresh, i trashëguar nga ime më, më shtyn drejt një kërkimi tjetër për të ardhmen: të zbuloj origjinën e mbiemrit Spadiu, një nga familjet e rëndësishëm që ndoqën Skëndërbeun e që gjendet edhe në muzeun historik të heroit shqiptar në Krujë”.

Shkrimi u botua në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print) 03.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?