Luis Suarez: Jam shumë i lumtur te Liverpool, nuk largohem

Luis Suarez: Jam shumë i lumtur te Liverpool, nuk largohem
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez këmbëngul se do të qëndrojë në “The Anfield Road” edhe sezonin tjetër pavarësisht spekullimeve se uruguajani do të ikë në muajin qershor.

Sulmuesi i kombëtares uruguajane ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te PSG ose te Juventus dhe agjenti i tij, ka qenë në tratativa direkte, por të fshehta me këto ekipe europiane.

Por Suarez, për të përditshmen britanike “The Telegraph” deklaroi "Unë do të vazhdojë të luaj me Liverpoolin. Është e qartë se unë do të vazhdoj. Më kanë mbetur edhe katër vjet në kontratën time dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur me faktin që jam këtu. Shpresoj se gjërat e mira do të vijnë" tha uruguajani

Sulmuesi 25-vjeçar kaloi në radhët e ekipit të ‘kuq’ nga ekipi holandez i Ajaxit për shumën prej 26.5 milionë euro por ka qenë shpesh objekt diskutimi për sjelljen raciste.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut