Luis Suarez mbyll sezonin me Barcelonën, operacioni do ta mbajë katër muaj larg fushave

Luis Suarez mbyll sezonin me Barcelonën, operacioni do ta mbajë katër muaj larg fushave

Barcelona në katër muajt e ardhshëm do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e sulmuesit Luis Suarez. Ky i fundit kishte thënë edhe më parë se vuante nga dëmtim, por vetëm së fundmi pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës kundër Atletico Madrid gjendja u bë alarmante.

Drejtuesit e klubit vendosën për operimin e futbollistit dhe për këtë arsye do të mbesë katër muaj larg fushave. Suarez vuan me meniskun e gjurit të djathtë.

Për 32-vjeçarin, por edhe për Barcelonën ky do të jetë një problem i madh. Suarez do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit në ‘La Liga’ dhe me shumë mundësi edhe ndeshjet e Champions League, përjashtim bën vetëm finalja nëse klubi katalanas shkon deri atje.

Për këtë arsye Barcelona duhet të ndërhyjë në merkato për të përforcuar ekipin, pasi për momentin është pa një ‘pykë’. I vetmi lojtar që mund ta zëvendësojë është Griezmann, i cili nuk është një 9 i vertetë, por i përshatur.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë