Luiza Gega merr vlerësimin e lartë, kampiones së Europës i jepet titulli 'Qytetar Nderi' në Bulqizë

Luiza Gega merr vlerësimin e lartë, kampiones së Europës i jepet titulli 'Qytetar Nderi' në Bulqizë

Luiza Gega

Pas shpalljes kampione Europe në atletikë, Luzia Gegës është i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ i Bulqizës. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak Bulqizë. Këshilli Bashkiak, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë, Lefter Alla, miratoi në mënyrë unanime, dhënien e titullit.

Ky titull i jepet, pasi Luiza Gega ka lindur në Bulqizë më 5 tetor 1988. Në vitin 1990, Gega është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit. Të hënën në Bulqizë do të mbahet edhe ceremonia e dhënies e titullit.

Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me 'Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike'. Ndërkohë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë. Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.

Vendimi për t'i dhënë titullin 'Qytetare Nderi', Luiza Gegës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leon: 25/08/2022 16:55

    Kesaj duhet ti iper urdheri SHQIPONJA E ARTE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale