Luiza Gega nesër në pistë, trajneri:
Gati, por e shqetëson tendina e akilit

Luiza Gega nesër në pistë, trajneri:<br />Gati, por e shqetëson tendina e akilit
Luiza Gega është gati për garën e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. U fol se nënkampionja e Europës ka probleme me tendinën e akilit gjë që konfirmohet edhe nga trajneri Taulant Stërmasi në një komunikim për Report Tv.
 
Gjithsesi trajneri sqaron se Luiza është në gjendje të mirë fizike dhe se arritja në finale nuk do jetë problem nëse gjatë garës nuk do ndiejë dhimbje në tendinë.
 
Trajneri Stërmasi deklaron “Sot zhvilluam stërvitjen e fundit dhe Luiza është në gjendje të mirë fizike por tendina e akilit vazhdon ta shqetësojë ose më saktë ta ndiejë si shqetësim.
 
Ne shpresojmë që të mos i jap shqetësim gjatë garës pasi do ishte problem i madh.
 
Kalimi i pengesës e vështirëson edhe më shumë,gjithsesi nëse Luiza nuk do ndiejë dhimbje në tendinë atëherë finalja është e arritshme”.
 
Shqiptarët presin shumë nga Gega në Rio por trajneri Stërmasi do të theksojë se konkurrenca është e madhe “Konkurenca është e madhe pasi garojnë 56 atlete ne 3 bateri nga 19 sportiste për bateri dhe vetëm 4 vendet e para kalojnë për në finale” përfundon Stërmasi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron