Luiza Gega e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar një tjetër rezultat të shkëlqyer.
Gega ka marrë pjesë ditën e shtunë në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester Ëorld Indoor Tour” në Angli, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.
Me kohën 8:47.53, Luiza Gega u rendit në vendin e dytë në eventin e zhvilluar në Angli, ndërsa ky rezultat bën që atletja kuqezi të sigurojë me normë një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd.
Siç dihet, norma e Botërorit të sallave të mbyllura është 8:49.00, ndërsa Gega është e vetmja përfaqësuese e atletikës shqiptare që shënon një rezultat brenda normave të Botërorit.
Për sa i përket garës së zhvilluar në Mançester, në kilometrin e parë ajo ishte shumë e ngadaltë nga të gjitha garueset, por më pas Luiza Gegës iu desh që ta merrte vetë ritmin për të shënuar një kohë shumë të mirë në fund.
Kështu, Gega e nisi mjaft mirë sezonin e ri, ndërsa më 4 shkurt do të ketë garën e radhës, në Miramas të Francës, ku do të tentojë edhe të thyejë rekordin kombëtar në këtë disiplinë.
Kujtojmë se në vitin që lamë pas, Gega shënoi edhe rezultatin më të lartë në histori të atletikës shqiptare në Lojërat Olimpike, kur për herë të parë vendi ynë u përfaqësua në finalen e Olimpiadës, në evenimentin më madhor të sportit që u mbajt verën e kaluar në Tokio.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1755
Lajme të tjera
-
Veliaj takon fituesit e Kupës së Shqipërisë në volejboll: Mbështetje për ekipet sportive për të ecur në kupat Europiane
11 Prill, 16:02
-
50 mijë dollarë nga 'World Athletic', edhe Luiza Gega pretendente për çmimin
10 Prill, 17:31
-
Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit, marrin pjesë 400 atletë! Dy fituesit, Luiza Gega për 10 km dhe Nikola Bedini 21 km (VIDEO)
7 Prill, 09:25
-
Në 2025 Shkodra do të jetë qyteti evropian i sportit! Benet Beci në ‘Fist of Fire’: Sporti, prioritet i bashkisë
31 Mars, 15:27
-
200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin
3 Mars, 11:58
-
Atletikë/ Luiza Gega shkëlqen në Turqi, kampione e Ballkanit për herë të 10-të! Kombëtarja merr 4 medalje
10 Shkurt, 18:30
-
Nis Kampionati Ballkanik, Shqipëria e atletikës përfaqësohet nga nëntë sportistë
9 Shkurt, 20:16
-
Nga Big Basta me djalin e tij te Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës për mbjelljen e pemëve në Tiranë
4 Shkurt, 09:24
-
VIDEO/ Mbahet kampionati individual kombëtar i atletikës, shkëlqen Burraj dhe Çeku! Presidenti i FSHA: Qëllimi masivizimi i sportit!
26 Janar, 17:14
-
Ministrja e Arsimit i përgjigjet Luiza Gegës: Të kemi mbështetur gjithmonë, ke marrë 13 shpërblime në 2 vitet e fundit
17 Janar, 13:00
-
Wanda Nara përshkruan natën e parë erotike me Icardin: Dysheku u shkatërrua totalisht, të nesërmen pija qetësues
16 Janar, 19:58
-
‘Më janë mohuar shpërblimet’, ministria e Arsimit dhe Sportit reagon për Luiza Gegën: Është mbështetur gjithmonë!
16 Janar, 13:44