Luiza Gega triumfon në Francë, Veliaj: Goca jonë na bënë krenarë! Ky është rezultati kur federata mbështet talentet dhe jo presidentin

Luiza Gega triumfon në Francë, Veliaj: Goca jonë na bënë krenarë! Ky është rezultati kur federata mbështet talentet dhe jo presidentin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur arritjen e sportistes Luiza Gega e cila ka shkëlqyer sërish, duke “rrëmbyer” vendin e parë në garën e 3000 metrave me pengës në ‘Meeting de Miramas’ në Francë.

“Bravo Luiza Gega, goca jone e KS TIRANA që na bënë krenarë” , shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, gjeti sërish rastin të “thumboi” për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar në Federatën Shqiptare të Futbollit Armand Dukën, duke thënë se ky është rezultati kur ka votime të ndershme, dhe se kur federata si ajo e atletikës mbështet sportistët e jo presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet.

Erion Veliaj në cilësinë e aksionerit e klubit të Tiranës, ka denoncuar hapur manipulimin e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së nga ana e Armand Dukës. Kjo çështje ka shkruar deri në dyert e drejtësisë.

"Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata - si ajo e atletikës - mbështet sportistet e jo presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bënë krenarë", shkruan Veliaj.

 


Lajmi kryesor:

Gega shkëlqen sërish në garat ndërkombëtare, vendi i parë dhe rekord piste në Francë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?