Aktorja e njohur Luiza Xhuvani do të luajë në dramën “Një gur gabim” të regjisorit grek Theodhoros Grampsas.
Shfaqja e realizuar nga kompania e Teatrit “Praksi Efta” do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe do të vijoj gjatë javës ditën e enjte dhe të premte deri në datën 17 nëntor.
Përkthimi në shqip ka ardhur nga vetë aktorja Luiza Xhuvani, e cila e luan këtë rol në të dyja gjuhët.
‘’Vështirë të luash në dy gjuhë por janë dy ingranazhe që i vë në lëvizje i njëjti motor. Janë pjesë të së tërës dhe janë sinkronizuar. Kjo është edhe gjetja e regjisorit. Këtu qëndron çelësi dhe e bukura. Është një udhëtim mes ëndrrës dhe realitetit’’, u shpreh Xhuvani.
Vepra “Një Gur Gabim” përshkruan marrëdhënien nënë e bijë, që ende vazhdon të jetë e vështirë që nga kohët e lashta. Regjisori Thodhoros Grampsas e vlerëson përvojën e teatrit në dy gjuhë si një mënyrë për të kuptuar më mirë psikologjinë popullore.
Drejtori i Teatrit eksperimental “Spahivogli” pohon se këtë fundjavë në këtë institucion do të shfaqet edhe premiera “Gjetja e festës”, ndërsa thekson se ardhja e kësaj vepre në Tiranë është pjesë e projektit të hapjes së teatrit edhe për premierat e vendeve fqinje.
“Një gur gabim” do të luhet me skenografinë e kostumografinë e Kostandinos Zamanis dhe muzikën e Thodhori Ikonomu. Bashkë me aktoren shqiptare Luiza Xhuvani do të interpelojnë aktoret greke Xheni Stavropulos, Eleni Ludjana Thanasi e Peni Papajorgos.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO