Një moment shumë romantik mes Kiarës dhe Luizit ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e ‘Big Brother’. Pas një debati që patën Luizi arriti sërish të ‘thyejë’ akullin mes tij dhe Kiarës sipoas mënyrës së tij.
Ai i tha Kiarës se nuk ka asgjë personale me të, thjesht qëndroi për pak çaste i distancuar, sepse po mendonte për diçka që nuk kishte lidhje me atë.
Luizi i kërkoi Kiarës një puthje dhe i tha asaj se e ka marrë malli, pasi nuk e ka puthur sot gjithë ditën. Kjo e fundit refuzoi, por i dha një përqafim që zgjati për disa sekonda.