Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha po vjen me një projekt të ri muzikor- por këtë herë në gjuhën shqipe.
Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale dëgjohen në fjalët “Luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike…’ që duket si një version i përpunuar i këngës së West Side Family.
Ky projekt shënon një kthim pas tek rrënjët e saj, duke integruar gjuhën amtare në repertorin e saj, i cili është dominuar kryesisht nga hitet në anglisht.
Komente



