I foli shqip punonjësit të aeroportit, Bebe Rexha 'shpërthen' në lot: Nuk më lejuan të fluturoj (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në Instagram.

Me anë të një postimi në Insta Story Bebe thotë se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar. Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se tani po e kërcenojnë se nuk do e lejojnë të fluturojë.

Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe mërzitur Beben.

“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Mynihut, ku Bebe Rexha ka qenë duke fluturuar tranzit pasi ishte ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, në Riad të Arabisë Saudite.

Ajo bëri edhe një reagim tjetër me shkrim duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.

1/2
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM AGA: 20/08/2024 17:47

    Sa pēr dijeni nē Kontrollet e ajroporteve punoin gjith injorantēt me nga 3 klas shkoll e analfabet. E paguhen nga Lufthansa me nga 1300 Euro neto. E nēkto vėnde svjen njeri me punuar. Por sa i pērket Bebe Rexhēs e bēn qimen tra se ktė kontrollieren injorant se pyt njeri se shef ēshtē Gjermani me shkoll e me nga 3 gjuh tē huaja. E Bebe Rexha me pashapirt Amerikane e mer kotrollorin zvar e spjerdh as pēr policin Gjerman. Se kemi 33 vjet nē Gjermani e bythzit Amerikan i bējn pordh policit Gjerman e polici nuk flet se e di se kap dot me dhun Amerikanin kot se bēhet nami.

    Përgjigju
  • XXX: 18/08/2024 12:36

    Do ket kerkuar sherbime si vip kjo se i duket vetja vip i madh, i ka then ai shko ri ne radhe si gjith te tjeret. Ja kjo eshte e verteta e zorraxhies, kto te tjerat jan mashtrime.

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2024 03:59

    E paska ndaluar se i foli shqip?! Bebush thuaj me mire historine e vertete, se sa kete sajese.Vete kam udhetuar familjarisht me Lufthansa dhe e dinin qe isha shqipo se kur kaluan pashaporten edhe pse te huaj e jep te qarte vendin e origjines dhe i degjova qe thane mes tyre /albanenski/,a dicka te ngjashme ,se nuk di gjermanisht dhe nuk pata asnje problem.Nuk pata as kur pyeta nje tjeter ne anglisht per ndryshimin e ores dhe as kur bisedova po ne anglisht per punen e tyre me nje grup kontrolloresh te skaneri i valixheve(se dhe ata ate moment nuk po kontrollonin njeri), kur po prisja me ore te tera per avionin tjeter qe do na shoqeronte ne pjesen tjeter te udhetimit.Gjermanet jane te ashper,por jane korrekt dhe historia jote,(aq me teper qe gjithe bota te njeh qe je kengetare me fame,aq me teper po te jepje ID),thjesht nuk eshte bindese.

    Përgjigju
  • Real: 17/08/2024 23:46

    nuk ka mundesi te kete ndodhur sic thote kengetarja Bebe Rexha...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 17/08/2024 21:09

    Mshtetje morale pa fund meriton patriotja jon BEBE REXHA shqiptaret e bashkum ne tan Europen me ja u diftu venin ktyne plehnave qe ancora ne 2024 nuk na trajtojn si qytetar Evropian.

    Përgjigju
  • Donny: 17/08/2024 19:31

    Po mos u qeravit. Nuk te foli ne shqip, foli anglisht. Eshte hera e pare qe degjoj qe ti mbushesh breket nga nje puntor aeroporti. Behu burnesh mos qaj por vazhdo jeten pa toksitet.

    Përgjigju
  • Iliri: 17/08/2024 19:26

    Çuditem me ju komentuesit që jeni më injorantë se punonjësi i sigurisë në fjalë, po ku ka njeri në botë nuk ekziston asnjëherë të të pezullojë fluturimin se ke folur një gjuhën të huaj qoftë dhe Shqip.Me ata që bëjnë ç'do gjë vetëm përnjë like apo për përfitime personale u besoni ju?Hajde Shqipe hajde.

    Përgjigju
  • Kosova: 17/08/2024 18:18

    Nderi une je ti, luftë do të bëjmë për ty?

    Përgjigju
  • halla esma: 17/08/2024 17:50

    HE MOJ BEBE,,,ME INJORANTE QE NUK KANE BERE ASNJE DITE SHKOLLE MERRESH TI...TI JE VIP...MERRESH ME HAJVANE ME RROGE 1000 EURO NE MUAJ....

    Përgjigju
    • Miri: 18/08/2024 13:16

      Nga e di ti qe nuk kane bere asnje dite shkolle

    • Chemal Kartoni: 17/08/2024 18:16

      Ai qe punon ne aeroport ka shkolle sa presidenti por puna qendron qe nuk pyetGjermoni per muzikant, nuk njihnin as celentanon shumica

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)