Lukaku tregon momentin kur u bë interist, sulmuesi: Nuk habitem që Ibra bën akoma gjëra të mëdha

Lukaku tregon momentin kur u bë interist, sulmuesi: Nuk habitem që Ibra bën akoma gjëra të mëdha

Të dielën në mbëmje do të luhet derbi i Milanos mes Milanit dhe Interit. Përë këtë arsye Romelu Lukaku, futbollisti i zikaltërve të Antonio Conte-s që ndeshjen e parë ishte autori i një goli, ka dhënë një intervistë, ku fillimisht ka treguar momentin kur zikaltërit i morën zemrën:

Ishte një emocion i madh t’i shënoja Milanit, pasi kam ëndërruar gjithmonë të luaja me Interin. Finalja e parë që mbaj mend ka qenë ajo e Kupës UEFA mes Interit dhe Lazios (u luajt në 1998 dhe përfundoi me fitoren 3-0 të zikaltërve). Që prej atij momenti kam pasur ambicien për të luajtur në Itali me Interin.”

Ndërkohë Lukaku foli edhe për Ibrën, sulmuesin që do ta ketë përballë të dielën dhe që ka luajtur bashkë te Manchester United:

"Ibrahimovic është një kampion i madh, e respektoj shumë. Stërvitesha çdo ditë me të te Manchester United dhe kjo ishte gjëja më e bukur për mua. Zlatan është një profesionist i madh, nuk habitem që vijon të bëjë gjëra të mëdha edhe në moshën 38-vjeçare. Ai punon shumë dhe gjithmonë më jepte këshilla.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë