Lukas Podolski shijon Arsenalin:
Mund të luaj kudo që më vë trajneri

Lukas Podolski shijon Arsenalin:<br />Mund të luaj kudo që më vë trajneri
Transferta e shumëpritur e sulmuesit me origjinë polake, Lukas Podolski te skuadra e Arsenalit është finalizuar ende pa u hapur merkatoja zyrtare dhe futbollisti po shijon tashmë edhe ditët e para të stërvitjes.

Sulmuesi i kombëtares gjermane ka thënë se mund të luajë kudo që ta caktojë trajneri në 3 pozicionet e repartit ofensiv të skuadrës londineze. "Unë kisha një sezon të mirë me Këlnin, luajta mirë dhe si rezultat do të luaj në Euro 2012 me më shumë besim në vetvete" tha Podolski.

"Pas përfundimit të Europianit do të bashkohem në përgatitjet me skuadtën time të re, dhe objektivi im është që të kem sukses në Angli. te Këlni unë luaja si qendërsulmues dhe gjithashtu si "regjisor". Ndërkohë në kombëtare luaj në të majtë. Sinqerisht nuk e kam problem se ku do luaj me Arsenalin, kudo të më vendosë trajneri do të bëj më të mirën' tha Podolski.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

90 secondat e 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Policia në arrest shtëpie

90 secondat e 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Policia në arrest shtëpie