Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën

Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën

Beleri dhe Mitsotakis

Shpellat-, në Lukovë, janë një ndër plazhet më detpastër në Bregun e Rivierës apo në Rivierën e Bregut jonian të Shqipërisë, në teritorin e bashkisë Himarë. Është tash e prej disa kohësh dhe sipas gjasave, pandryeshmërisht dhe për të ardhmen, një ndër plazhet e Europës, ku raporti mes pushuesve vendas dhe atyre të huaj, po zhbëhet në favor të të huajve.

Dy vite më parë, në shezlonget e lokalit La Onda ishin me shumicë emigrantët e Bregut. Prej dy vitesh, nuk janë më ata. Janë shumësisht të huaj; italianë, spanjollë, britanikë, gjermanë, pushues nga skaje të ndryshme të vendit, një ditorë ose dy e tre, të ardhur nga skaje të ndryshme të vendit. I përjetojmë të gjitha,- thotë kamarieri: Pakënaqësitë, ankesat, lëvdimet, kërkesat, sugjerimet, krahasimet, propozimet dhe sidomos pasthirmat:

– Ah ta kishim ne këtë plazh! Kjo e fundit, ka lidhje thjesht me pretendimin e të huajve ndaj kulturës së administrimit dhe shërbimit. Në Shpella, çmimet nga viti në vit janë aspekti më i lëvizshëm. Kjo i ka shtyrë në inatin e refuzimit vendasit e kësaj zone. Para njëzet vitesh ata kishin fanatizmin e moslejimit të të huajve të laheshin në këto gjire. Tashmë lokalet ( bare-restorante, parkime dhe hapësira shezlongjesh janë të gjitha në administrim nga jobanorë të Lukovës. Të gjithë nga Tirana e lart.

Ndërsa një ditë u ndodha këtu, në Himarë kishte një protestë të vogël në gjuhën e vendit fqinj, Greqisë. Është e njohur arsyeja. Organizata e minoritetit grek proteston për një arsye politike që nuk duhej të ishte e tillë. Ose më saktë, për një person politik që e zvogëlon Himarën sa një hall dhe rast etnopolitik të përkohshëm dhe të riciklueshëm jo për histori, por për përplasje mes të tjerësh jashtë saj. Himara nuk është më Himarë! Në Spile, (lagjia qendrore e qytetit të Himarës), gati vit pas viti në një, ose maksimum tri ditë në vit, grekofilët bëjnë ose nga një tubim ose ndo një protestë. Mjafton vetëm kaq që mediat e Tiranës t’i pasqyrojnë sipas parimit të diskriminimit pozitiv dhe mediat e Athinës në mënyrën më proporcionale të shkeljes së të drejtave të pakicës.

Një pakicë e paqenë dhe e paformalizuar në historinë shtetërore dhe atë parashtetërore, por e bërë në tranzicionin postkomunist dhe e pranuar prej segmenteve dhe individëve të korruptopolitikës shqiptare si dhe të investimit shumëformësh të shtetit grek, ndërkohë. Një pakicë që ndahet pakthyeshmërisht nga trupi i shumicës natyrale etnike shqiptare, si gurëzat dentare nga trupi natyral, për t’u asimiluar dhe marrë tashmë identitetin e popullsisë fqinje me ne. Në Ballkan rëndom ndodh ndryshe, por në Shqipëri, vijueshmërisht mes normales dhe anormales nuk ka më dallim. Madje anormalja është hiseja funksionale e së përditshmes normale.

Emigrantët protestues, të ardhur qëllimisht për protestën në greqisht, konsiderueshëm nuk pritën të festonin në vendlindje as ditën e Shën Mërisë, një festë fetare me traditë në këto brigje edhe pse kanë trashëgimi potenciale fetare(!) U kënaqën që ishin disa kamera të televizioneve greke dhe ikën… Ikën, duke thënë se do jenë prapë kur të ketë zgjedhje dhe t’i sjellin…

Ikin, duke u shfaqur përherë e më tepër shqipe-harruar. Idealistë dhe naivë. Naivë se kujtojnë se po bëjnë sakrificë për një vend dhe atdhe, në të cilin nuk projektojnë as të sotmen, as të nesërmen e as të ardhmen e tyre. Greqishtqarët e Himarës, përherë e më të larguar po bëhen me truallin e tyre. Kanë një inat patologjik me shtetin dhe qeverisësit shqiptarë dhe natyrisht kanë arsye plotësisht të mjaftueshme për këtë, kur bëhet fjalë për truallin dhe disa të drejta atipike që ka pasur dhe duhej të mishëronte krahina shqiptare e Himarës. Paradoksalisht në këtë kohë, kanë prirje dhe një lehtësi të madhe për shitjen e pronave dhe trojeve të të parëve të tyre.

Shtojnë përditshmërisht një kronikë me sherre dhe konflikte pronësore mes tyre dhe më së shumti, brenda kurorave familjare. Të tilla ndjekin prej vitesh edhe me banorë himariotë- bregas të të njëjtit entitet fetar dhe krahinar, si dhe me të ardhurit para dhe pas viteve ’90-të. Kjo zonë është me shifrat dhe treguesit më të lartë të transaksioneve pronësore në raport jo vetëm me Shqipërinë, por në krahasim me rajonin. Ata që u mblodhën pak, sot në Spile, gati dhjetë-njëzetë vite më parë, po fusnin në sherr Shqipërinë dhe Greqinë për një shkollë greqisht që aktualisht ka më pak nxënës se dritare. Një shkollë shumë e re në brendësi të kalasë mijëravjeçare me portikë dhe kisha arbërore mesjetare me dy krena…

Por Spileja nuk ka qenë para viteve 1930. Kalaja ishte. Në kalanë e Himarës ka pasur qëndresa, por jo tubime rishtare. Në Shpella, pushuesit vendas këtë vit janë më pak, ata të ardhur nga disa shtete të Europës Qendrore janë shumë e më shumë… dikur Kalaja e Himarës e jepte me qira flamurin e saj. Sot në Spile kishte disa flamuj portativ të sjella nga vendi fqinj. Natyrisht i përhershmi është aty.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tombregu: 15/08/2023 12:25

    Cipa eshte nje nga gazetaret me te ndershem dhe peneholle dhe nje nga njerezit me intiligjente ,qe me endje lexohet sa here qe shkruan.Well done,mate! Te lumte qe vazhdon te mbash seriozitetin e analizes dhe drejtesine e gjykimit. Me teper duhet te shkruash,sepse meriton respekt per menyren e te shkruarit,analizat e drejta dhe gjykimin e drejte dhe te paanshem.Respect!

    Përgjigju
  • Ja ke fut Kot: 15/08/2023 03:51

    Shiko të nxjerrësh ndo një lekë....,nga Gjermanët,italianët,spanjollët,që janë nga çdo skaj i vëndit...,se ata që janë nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë ata janë nga çdo skaj i botës...,në Gjeografi je i shkëlqyer..,në Letërsi je një (AS)..ndërsa për gazetari vendose vetë çfarë je....,se do të duket ofendim po të t'a them

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja