LUKSEMBURG – BE-ja regjistron 213 200 aplikime për azil për periudhën prill-qersho
LUKSEMBURG, 18 shtator /ATSH- DPA /- Sipas të dhënave të publikuara sot, mbi 213 000 persona kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Evropian për periudhën prill- qershor, 85 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Më shumë se një në tre veta ka kërkuar azil në Gjermani, që […]
LUKSEMBURG, 18 shtator /ATSH- DPA /- Sipas të dhënave të publikuara sot, mbi 213 000 persona kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Evropian për periudhën prill- qershor, 85 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Më shumë se një në tre veta ka kërkuar azil në Gjermani, që është kthyer në destinacionin kryesor të emigrantëve që i drejtohen Evropës.
Vendi ka regjistruar 80 900 aplikime të reja për periudhën tremujore, 38 për qind më shumë se BE-ja në total, sipas statistikave të agjencisë.
Hungaria renditet e dyta me 32 700 aplikime, e konvertuar kjo në 15 për qind nga total ii aplikimeve në BE.
Më pas vjen Austria me 17 400 ose tetë për qind. Italia, Franca dhe Suedia, të treja së bashku kanë regjistruar mbi 14000 persona ose rreth shtatë për qind të të gjithë aplikimeve.
Hungaria ka regjistruar numrin më të madh të personave për banorë, në shifra 3 317 për një milion banorë, duke u renditur përpara Austrisë, Suedisë dhe Gjermanisë.
Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, rritjet më të mëdha në numrin e përgjithshëm të aplikimeve janë shënuar në Hollandë dhe Letoni. Shifrat u dyfishuan e shënuan një rritje prej 159 dhe 123 për qind respektivisht.
Ndër 213 200 azilkërkuesve për herë të parë në tremujorin e dytë, 43 995 kanë ardhur nga Siria, e që përfaqëson një ndër pesë aplikantë. Shumica e sirianëve kërkuan azil në Gjermani, Hungari, Austri dhe Suedi.
Të dytët vijnë azilkërkuesit nga Afganistani, i rrënuar nga lufta, me 26 995 ose 13 për qind të aplikimeve. Shumica e tyre aplikuan për azil në Hungari.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23