Luksemburgu merr kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian. Ishte Letonia shteti i cili i dorëzoi Luksemburgut kryesimin e radhës gjashtëmujor, ndërsa për Luksemburgun kjo është hera e dymbëdhjetë që kryeson unionin.
Shtatë prioritete janë baza që do të udhëheqë kryesimin e BE-së nga Luksemburgu: nxitja e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimi, shtimi i dimensionit social të BE-së, menaxhimi i migracionit, përqendrimi mbi dixhitalizimin e tregut, promovimi i konkurrencës, zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të rolit të Unionit në skenën globale.
Ajo që bie në sy është se mes prioriteteve Luksemburgu nuk ka vendosur zgjerimin me vende të tjera si pjesë të Bashkimit Evropian, aspirante e të cilit është edhe Shqipëria që ka marrë statusin e vendit kandidat.
Kryesimi zyrtar do të fillojë më 3 korrik, ndërkohë që nga 1 janari 2016 kryesimin e BE-së do ta marrë Holanda
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com