Një prokuror, për një ditë shërbimi në Vlorë, në muajin Janar, fle në hotel me 90 mijë lekë të vjetra nata, ndërsa 70 mijë lekë të vjetra i konsumon për ushqim.
Prokurori, për gjashtë ditë shërbim, ai shpenzon 54 000 lekë për fjetje dhe 42 500 lekë dietë të plotë ditore.
“Nga dokumentacioni i vitit 2015, konstatohet se me urdhër shërbimi nr. 13, datë 2.02.205, është bërë pagesa e dietave brenda vendit për z...prokuror, i komanduar në Vlorë, për periudhën 31 dhjetor 2014 dhe 4-9 janar 2015, përkatësisht për fjetje 54 000 lekë dhe dietë e plotë ditore 42 500 lekë. Fatura e hotelit nuk është firmosur nga blerësi. Me urdhër shërbimi nr. 64, datë 17.03.2014, janë paguar dieta brenda vendit në shumën 140 500 lekë. Janë paguar 10 punonjës për shërbimin e kryer. Kryerja e pagesë është urdhëruar nga Sekretari i Përgjithshëm. Për pagesat janë paraqitur dokumentet justifikuese si urdhër shërbimet, faturat tatimore dhe kuponët tatimorë për fjetje në hotel. Me urdhër shërbimi nr. 252, datë 15.09.2014, është paguar dieta brenda vendit në vlerën 114 000 lekë, për shtatë punonjës, lidhur me shërbimin në Përmet, gjithsej katër ditë dietë e plotë dhe akomodim në hotel, vlera 22 000 lekë”, thuhet në raportin e aludimi të Prokurorisë së Përgjithshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Punonjës mbi organikën
Në muajin janar të 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar punonjës mbi organikën e aparatit të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa për periudhat e tjera numri i punonjësve nuk është tejkaluar.
“Rezulton se, Aparati i Prokurorisë së Përgjithshme, për periudhën objekt auditimi, nuk ka respektuar strukturën vetëm për muajin janar 2014, duke tejkaluar numrin me dy punonjës më shumë nga organika e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Konstatohet se ka mospërputhje të të dhënave të pagës bruto, të raportuar sipas listë pagesave, me të dhënat në pasqyrat financiare si dhe me të dhëna nga institucionet, por gabimi nuk konsiderohet material”, thuhet në raport.
Fluturimet VIP
Njerëzit e organit qendror të akuzës, në shumë raste kanë preferuar udhëtimet luksoze dhe të shtrenjta me avion. “Me urdhër shpenzimi nr. 263, datë 1.10.2015, është paguar..., për blerje bileta avioni copë 3, për itinerarin Tiranë-Zyrich-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe dy bileta klasi ekonomik). Vlera e ofertës është 265 000 lekë, sipas faturës së thjeshtë tatimore nr. 4, datë 0.09.2015.
Fituesi i renditur në vendin e parë është tërhequr nga gara. Me urdhër shpenzimi nr. 359 datë 25.11.2015 paguar...për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Strasburg-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik). Procedurat janë zhvilluar mbi bazën e marrëveshjes kuadër të nënshkruara nga palët Prokuroria e Përgjithshme dhe operatori ekonomik... Me urdhër shpenzimi nr. 392 datë 23.12.2015 paguar...për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Paris-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik)”, thuhet në raport.
Shpenzimi
Një prokuror, për një ditë shërbimi në Vlorë, në muajin Janar, fle në hotel me 90 mijë lekë të vjetra nata, ndërsa 70 mijë lekë të vjetra i konsumon për ushqim. Prokurori, për gjashtë ditë shërbim, ai shpenzon 54 000 lekë për fjetje dhe 42 500 lekë dietë të plotë ditore.
Punonjësit
Në muajin janar të 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar punonjës mbi organikën e aparatit të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa për periudhat e tjera numri i punonjësve nuk është tejkaluar.
Sektorë të paligjshëm në Prokurori
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në Prokurorinë e Përgjithshme janë krijuar disa sektorë në kundërshtim me ligjin. “Në strukturën organizative të Aparatit të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2014, krijimi i sektorëve të Krimit Kibernetik, Projekti i Akteve Normative, Studimeve dhe Integrimit, Marrëdhënieve me Publikun, Auditit të Brendshëm, Ceremonialit Zyrtar dhe Shërbimeve Administrative, si njësi administrative të veçanta me një pozicion shef sektori dhe një specialit në përbërjen e tyre, është në kundërshtim me vendimin nr. 474, datë 16.06.2011, për përcaktimin e standardeve të procedurës që duhet të ndiqen gjatë hartimit dhe miratimit të strukturave organizative të institucioneve të administratës publike. Në kundërshtim me vendimin nr. 474, datë 16.06.2011, pika 20, është krijuar edhe Sektori i Prokurimeve Publike si dhe Sektori i Krimeve Ligjore, Jurispondencës Gjyqësore Krahasuese”, thuhet në raport.
Burimet njerëzore të Prokurorisë
Numri total i punonjësve në sistemin e Prokurorisë është 848. Numri i prokurorëve të miratuar me dekret të Presidentit të Republikës është 330, i njëjtë prej vitit 2002. Ndërkohë ngarkesa dhe dinamika e punës së prokurorisë ka ardhur vazhdimisht në rritje nga viti në vit. Në rang vendi veprojnë aktualisht 326 prokurorë, ndër të cilët 284 prokurorë pranë gjykatave të shkallës së parë, 25 prokurorë pranë gjykatave të apelit dhe 17 prokurorë pranë Gjykatës së Lartë. Në rang vendi veprojnë aktualisht 154 oficerë të policisë gjyqësore, ndër të cilët 135 oficerë të policisë gjyqësore pranë gjykatave të shkallës së parë, 1 oficer i policisë gjyqësore pranë gjykatave të apelit dhe 18 oficerë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Në Prokurorinë e Përgjithshme ushtrojnë funksionet 9 ndihmës ligjorë dhe janë parashikuar të jenë 10 të tillë. Në Prokurorinë e Përgjithshme është ngritur struktura e shërbimeve të ekspertimit me përbërje 3 ekspertë.
Plani i Llallës: Do rris integritetin e prokurorëve
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka miratuar një strategji afatmesme, për periudhën 2015 – 2017, e cila parashikon objektiva konkrete, të matshme dhe të arritshme, të cilat synojnë maksimalizimin e standardeve të procedimit, rritjen dhe forcimin e profesionalizmit dhe integritetit të trupës së prokurorëve. “Lufta kundër krimit nuk mund të ketë sukses pa forcimin e integritetit dhe performancën e lartë të çdo prokurori.
Sjellja dhe veprimtaria e prokurorit do të udhëhiqen nga Ligji dhe në respekt të Ligjit, si dhe të parimeve të Kodit të Etikës, për të rritur besimin e publikut te Prokuroria dhe shteti ligjor.
Sistemi i vlerësimit të prokurorëve po ndikon në përmirësimin dhe zhvillimin e punës profesionale dhe organizative të tyre, por synohet në përmirësimin e mëtejshëm të tij për t’i shërbyer objektivisht ngritjes në detyrë dhe karrierës profesionale”, parashikon strategjia.
Në këtë kuadër, strategjia ka parashikuar disa objektiva, ku përfshihet përmirësimi i sistemit të vlerësimit të punës dhe profesionalizmit të prokurorëve, realizimi i vlerësimeve objektive, përfshirja në Sistemin e Vlerësimit të elementëve objektivë të vlerësimit të etikës dhe integritetit të prokurorit dhe zhvillimi i trajnimeve periodike vjetore mbi çështje të etikës.
“Përmirësimi i pagave dhe statusi i prokurorit; Analiza dhe standardizimi i të gjitha privilegjeve që duhet të gëzojnë prokurorët për shkak të detyrës dhe pas përfundimit të saj. Përmirësimi i kushteve dhe mjediseve të punës në disa prokurori të vendit. Organizimi i mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve 2 herë në vit, për të formalizuar dhe standardizuar rolin, punën dhe qëndrimet e Prokurorisë”, thuhet në dokument.
Abuzimi,prokurorët udhëtime pa ftesa dhe dokumentacion
Zbardhen të tjera detaje rreth udhëtimeve, drekave dhe fjetjes nëpër hotele të prokurorëve shqiptarë, me paratë publike. Edhe pse duhet të ishin model për respektimin e ligjit, njerëzit e organit të akuzës në Shqipëri, rezultojnë se, kanë udhëtuar jashtë vendit me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pa paraqitur dokumentacion justifikues ligjor, duke krijuar dyshime të forta për udhëtime fiktive apo për udhëtime argëtuese.
Ky është një tjetër konstatim i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin e aludimit në Prokurorinë e Përgjithshme, mbi rregullshmërinë financiare, për vitet 2014-2015.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com