“Brazili është kthyer”, u ka thënë presidenti i sapozgjedhur Luiz Inácio Lula da Silva turmave të tërbuara në samitin e OKB-së për klimën COP27 në Egjipt.
Duke hyrë në një dhomë me mbështetës që thërrisnin emrin e tij, Lula da Silva premtoi të rivendoste pyllin tropikal të Amazonës dhe të ndiqte ata që konsiderohen si “kriminelët e klimës”.
Numra të mëdhenj gazetarësh u mblodhën për ta parë të fliste, duke e bërë atë një nga ‘superyjet’ e këtij samiti.
Vetëm dy javë pas fitores së ngushtë të zgjedhjeve, Lula po bën paraqitjen e tij të parë në skenën ndërkombëtare, duke takuar liderë nga SHBA, Kina dhe BE në konferencën për klimën.
"Ne duhet të ndalojmë këtë nxitim drejt humnerës. Nuk ka siguri klimatike për botën pa një Amazonë të mbrojtur. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të patur zero shpyllëzime dhe degradim të biomeve tona" tha ai, duke shtuar se ndryshimi i klimës do të kishte përparësinë më të lartë për qeverinë e tij.
Ndërsa nuk ka dyshim se presidenti i Brazilit është plot ambicie kur bëhet fjalë për trajtimin e ndryshimeve klimatike, analistët thonë se sfida do të jetë realizimi i këtyre premtimeve. Brazili është thellësisht i ndarë për kthimin e Lulës në pushtet dhe puna e tij për të bashkuar vendin nuk do të jetë e lehtë.
Presidenti tha në samit se Brazili do të provonte se ishte e mundur të gjenerohej pasuri pa shkatërruar mjedisin, duke thënë se ishte e pamundur të ndahej lufta kundër ngrohjes globale nga varfëria.
Liderët e kombeve po takohen në Sharm el-Sheikh për të diskutuar trajtimin e ndryshimeve klimatike.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81%
-
Të gabuar
13.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor, 22:50
-
Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi përplaset me kamionin, 32 të vdekur dhe 13 të plagosur deri tani
21 Dhjetor, 21:22
-
Aksident tragjik në Brazil! 37 viktima, mes tyre 1 fëmijë, dhjetëra të plagosur
21 Dhjetor, 17:45
-
Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'
18 Dhjetor, 15:33
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Pema gjigante në Rio de Zhaneiro rrëzohet nga stuhia, vdes 1 person, plagosen 2 të tjerë (VIDEO)
17 Dhjetor, 16:19
-
VIDEO/ Adriano i jep lamtumirën futbollit, s'i mban lotët kur dëgjon mesazhin e babait të ndjerë
16 Dhjetor, 21:22
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor, 07:40