TIRANE- Studentët e fakultetit të mjekësisë, e kanë nisur ndryshe mëngjesin e të gjithë pacienteve të pavionit të Onkologjikut në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të solidarizuar dhe në shenjë respekti për të gjitha gratë dhe nënat që kurohen në këtë spital, studentët e kësaj dege dhe të rinj të organizatës “Braingstonrming”, kanë dhuruar buqeta me lule për të gjitha pacientet. Synimi i kësaj iniciative ishte që në ditën e 8 Marsit të gjitha pacientet e shtruara të ndiheshin të vlerësuara dhe në qendër të vëmendjes.
Nisma e studenteve ishte një shenjë respekti jo vetëm për gratë që kurohen me sëmundje kancerogjene por edhe për personelin spitalor që kujdeset për to.” Festa e sotme e ka të gjithë simbolikën brenda saj, por ne menduam që këto nëna,gra, femra kanë më shumë nevojë se kushdo tjetër për dashuri dhe vëmendje. Me anë të një vetfinancimi kemi mundur të blejmë lule mjaftueshëm për të bërë buqeta me lule për këdo nga zonjat që kurohet në pavionin e Onkologjikut”, u shpreh një prej studentëve pjestar i kësaj iniciative.
Sipas tyre, respekt në këtë ditë meritojnë edhe të gjithë infermierët dhe mjekët që për ta do të jenë kolegët e tyre në të ardhmen. Duke qenë se në ambientet spitalore festat ndihen fare pak, iniciativa e studentëve ka pasur për qëllim dhurimin e një emocioni të ndryshëm për të gjitha pacientët.
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com