Lulelakër me beshamel në furrë

Përbërësit:

  • 1 lulelakër e madhe
  • 1 qepë mesatare
  • 1/4 filxhan gjalpë
  • 1/4 filxhan miell
  • 1 e 1/2 filxhan qumësht i ngrohtë
  • 3/4 filxhan djathë i grirë kaçkavall
  • 4 vezë
  • 1/2 filxhan krem qumështi
  • Pak thërrime buke
  • Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Pastrojmë lulelakrën, e ndajmë në copa dhe e ziejmë në ujë me kripë për 7–8 minuta. E kullojmë mirë dhe e lëmë të thahet. Në një tigan, shkrijmë gjysmën e gjalpit dhe kaurdisim lehtë qepën. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet 10 minuta. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e spërkatim me thërrime buke. Në një tenxhere tjetër shkrijmë pjesën tjetër të gjalpit, shtojmë miellin dhe e përziejmë për 1 minutë. Shtojmë qumështin e ngrohtë pak nga pak duke e rrahur me tel derisa të formohet një beshamel e trashë dhe e lëmuar. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. E heqim nga zjarri dhe shtojmë djathin. Kur beshameli të jetë ftohur pak, shtojmë vezët dhe kremin e qumështit. Vendosim në tavë lulelakrën, qepën e gatuar dhe beshamelin duke i përzier lehtë. E vendosim tavën në furrë në 180°C për 50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.