Lulelakra, ja përse
duhet ta keni në tryezë

Lulelakra, ja përse<br />duhet ta keni në tryezë
Lulelakra është një perime që bën pjesë në familjen e kruciferëve, perime që përmbajnë squfur. Ajo është e pasur në vitamina C dhe përmban përbërës bioaktivë të cilët veprojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Për rezultate sa më të mira, është mirë që lulelakra të hahet e gjallë apo e zjerë pak.

Lulelakrat janë të bardha, violetë, jeshilë si limonat jeshilë apo ngjyrë portokalli. Lakra ngjyrë portokalli është 100 herë më e pasur në beta-karotinë se lakra e bardhë. Ekziston edhe lulelakra Romanesko, në ngjyrë jeshile dhe në fornë spiraleje. Është një lulelakër shumë dekorative.

PËRZGJEDHJA

Kërcenjtë e lulelakrës duhet të jenë të fortë me lule të ngjeshura mirë. Nëse lulet janë të larguara, kjo do të thotë se perimja është këputur shumë vonë. Prania e njollave ngjyrë kafe tregon se lulelakra është duke u prishur. Mbahen në frigorifer, të shumtën 5 ditë. Konsumimi i lulelakrës mund të shkaktojë gazra.
Për ta pakësuar këtë mundësi, mund të lihen lulelakrat për disa minuta në ujë të valuar me kripë, në një tenxhere pa kapak. Pastaj lulelakrat lihen për t’u zjerë lehtë në ujë tjetër, me avull apo në tigan. Është mirë që lulelakrat të mos mbahen gjatë për t’u zjerë në mënyrë që të ruhet shija e tyre.

VLERAT USHQIMORE

Përdorimi i rregullt i perimeve të familjes së Kruciferëve (të paktën një porcion në javë) mund të ulë rrezikun e një numri kanceresh dhe sëmundjesh kardiovaskulare, të mbrojë ndaj procesit të plakjes së qelizave të trurit dhe të ndihmojë për kontrollin e diabetit.

E PASUR NË VITAMINË C

Lulelakra ka shumë atribute të rëndësishme për shëndetin. Ajo siguron backup të fuqishme mbi mëlçine në pastrimin e trupit dhe heqjen e toksinave që shkaktojnë dëme të qelizave që cojne drejt kancerit dhe sëmundjeve të tjera. Ajo gjithashtu përmban fitokimikate që ndihmojnë për të forcuar sistemin imunitar dhe për të zvogëluar kushtet nxitëse.

Lulelakëra është një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe vitamines C dhe zinkut, si vendimtare për forcimin e sistemit imunitar, si dhe një burim i mirë i biotin vitamina B dhe folate. Lulelakëra përmban një phytochemical quajtur sulforaphane, e cila ndihmon mëlçine të prodhojë enzimat që bllokojnë dhe shkatërrojnë kancerin dhe kimikatet e dëmshme të trupit. Për të ruajtur vetitë e lulelakrës duhet të zihet me avull për një kohë të shkurtër, jo më shumë se 3-5 minuta.

KANCERI

Studiuesit e “National Cancer Institute” në Merilend kanë studiuar rastet e rreth tre mijë burrave për të parë se si ndikonte ky lloj ushqimi në rrezikun për kancer të prostatës. Nga analizimi i të dhënave është parë se te burrat që ishin mësuar të konsumonin këto perime të paktën një herë në javë, rreziku për t’u prekur nga tumori në prostatë përgjysmohej, në krahasim me ata që konsumonin këto ushqime më pak se një herë në muaj.

Studimi ka zgjatur për 4 vjet, gjatë të cilëve 1.338 burrave u është diagnostikuar kancer në prostatë. Shkencëtarët të koordinuar nga Richard B. Hayes kanë zbuluar se ata që konsumonin çdo javë perime të tilla si lulelakra, lakra e bardhë etj., ishin 49% më pak të rrezikuar për t’u prekur nga kjo formë kanceri.

Ndërkohë nuk është vërejtur asnjë lidhje sinjifikative mes konsumimit të frutave dhe perimeve në përgjithësi dhe mbrojtjes nga tumori. Studiuesit sqarojnë se perimet janë të pasura me antioksidantë të quajtur “glukosinolati” që mund të kenë një veprim të rëndësishëm anti-kancerogjen.

“Hipoteza jonë është se mund të ulet incidenca e kancerit në prostatë, duke konsumuar ushqime të pasura më këto perime. Gjithsesi do të jetë e nevojshme ndjekja e studimeve të tjera më të thelluara”, ka nënvizuar Hayes. Duket se veprimi i tyre varet nga një substancë, indolokarbinoli (I3C), e cila trasformohet gjatë tretjes në diindolilmetano (DIM).

Ky produkt është eksperimentuar mbi qelizat tumorale të prostatës të rritura në epruvet, dhe ka treguar se arrin të përthithë proliferazionet. Sipas studiuesve që janë marrë me këtë studim, efekti anti-kancerogjen i DIM varet nga aftësia e tyre për tiu kundërvënë hormoneve seksuale mashkullore.

Leonard Bjeldanes dhe Gary Firestone, i “College of Natural Resources” pranë Universitetit të Kalifornisë të Berkeley, kanë eksperimentuar DIM mbi qelizat tumorale të prostatës njerëzore. Rezultatet kanë treguar se përthithej me rreth 70% dyfishimi i qelizave të hequra nga tumori, të ndjeshme ndaj androgjenit.

Ndërkohë, nuk ka patur asnjë lloj efekti nëse qelizat merreshin nga tumori i prostatës të pandjeshëm ndaj hormoneve mashkullorë. Aftësia anti-androgjene e DIM është konfirmuar nga pjesa e dytë e studimit, që ka zbuluar se si DIM arrin të ulë prodhimin e antigjeneve specifikë të prostatës (PSA), një proteinë që prodhohet si përgjigje ndaj diidrotestosterone (DHT) që stimulon zhvillimin e kancerit në prostat. E, sipas studiuesve, DIM vepron drejtpërdrejt në ADN. Studiuesit kanë nënvizuar se DIM është përbërja e parë me origjinë bimore, që është në gjendje ti kundërvihet androgenic

SËMUNDJET QË MPOSHT LULELAKRA

Për lëkurën
Biotin, një vitaminë që shkrihet në ujë e gjetur në lulelakër, ka treguar që kontrollon zbokthin. Biotin gjithashtu ndihmon thojntë për forcim duke zvogëluar thyerjet dhe plasaritjet.

Kundër kancerit
Në një studim të publikuar në Gazetën Britanike të kancerit, hulumtuesit raportojne mbi luftën kundër kancerit të indolokarbinoli (I3C). Ky studim tregoi se çfarë hamë mund të ndikojnë te gjenet e kancerit

Hulumtuesit
Kanë parë se sulforaphane kimike qe gjenden në perimet si
lulelakra ndalojnë qelizat e kancerit të mushkërive si dhe ndalojne rritjen e qelizave të kancerit të prostatës sipas një studim bërë me epruvetat në qelizat e njeriut

Artriti
Hulumtuesit të cilët vëzhguan një grup femrash të moshës madhore që për më shumë se dhjetë vjet kishin konsumuar perime si lulelakra kishin një rrezik të ulur artritit.

Shkrimi u botua sot në Suplementin ShSuplementin Shëndeti gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës