Lulet e dasmës së Meghan Markle vunë në rrezik jetën e princeshës së vogël

Lulet e dasmës së Meghan Markle vunë në rrezik jetën e princeshës së vogël

Princesha Charlote dhe Meghan Markle

Jeta e vajzës së princit William dhe Kate është vënë në rrezik gjatë dasmës së Meghan Markle dhe Princ Harry.

Gjatë ceremonies madhështore, Meghan mbante në duar një buqetë me lule të bardha, të cilat ishin vendosur edhe në kokën e shoqërueseve  të vogla të nuses.

Pavarësisht se lulet dukeshin mjaft të bukura, ato mund të kishin rrezikuar jetën e fëmijëve, duke përfshirë edhe Princeshën Charlotte.

Sipas medias britanike, kurorat ishin të përbëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus cuscus, një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën.

Lulja është shumë e bukur me një aromë të këndshme, por mjaft e rrezikshme, ku përmban mbi 30 glikozide kardiake që pengojnë aktivitetin e pompimit të zemrës.

Në dasmë u zgjodh ky zambak pasi kishte rëndësi shunmë të veçantë për princeshë Dianën.

Lidhur me këtë çështje Pallati mbretëror nuk ka dëshiruar që të flasë.

Princesha Charlote dhe Kate 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë

Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë