Lulëzim Basha, djali me duart e arta

Lulëzim Basha, djali me duart e arta
TIRANE- ... u ndodha rastësisht në ambientet e qendrës “E jona” dhe nuk munda të rrija aq indiferente, por guxova dhe hyra, e teksa mundohesha të orientohesah se me kë duhet të flisja, vura re ca buzëqeshje të hasura jo shpesh në jetën e përditshme! E teksa gjeta një karrige në një cep të qendrës, përshëndetjet dhe shtrëngimi i duarve ishte zgjimi im.

Aty kuptova se qendra “Jetë në zhvillim” ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të integruar në shoqëri atë pjesë të shoqërisë që ndoshta më shumë se asnjëherë duhet ti japim jo vetëm mbështetjen shpirtërore, por edhe mundësinë për tu integruara dhe për të qenë pjesë e jetës sonë edhe me punët e tyre. Bëhet fjalë për njerëzit me aftësi të kufizuar, të cilët përmes kësaj qendre janë aftësuar dhe kanë shfaqur vetëm në pak kohë talent, duke realizuar jo vetëm punime me dorë, por piktura, punime artizanale, kartolina, përgatitjen e ikonave, si dhe qëndisjet e qendrove të cilat janë vlerësuar nga heronjtë e tyre që i ndjekin hap pas hapi.

Historia që duam të sjellim në fokus të suplementit “Drejt Punës”, është një histori që nuk të jep dhembshuri, por një optimizëm për të parë se çfarë janë në gjendje këta djem dhe vajza, ku edhe pse nuk kanë gojë të flasin dhe vesh për të dëgjuar, tashmë janë të aftë të punësohen. Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, djalin 27 vjeçar nga Fushë-Kruja, ku vetëm në 4 vjet pas ardhjes së tij në qendrën “Jetë në zhvillim”, ka mundur të aftësohet dhe të shfaq talentin në pikturë, në punimet artizanale me dorë, por edhe në kartolinat.

Biseda me Lulëzimin ishte pak e vështirë për mua, por Përgjegjësja e Qendrës, Jonida Ruçaj  e cila e ka ndjekur hap pas hapi që nga 2010 e deri më tani rrugën e Lulëzimit, na tregon për arritjet që ai ka bërë nën kujdesin e tyre. “Lulëzimi ka ardhur në qendrën tonë në vitin 2010, pasi deri në atë kohë ai ka qenë i mbyllur në shtëpi pas asnjë kontakt me botën jashtë. Menjëherë sapo ka ardhur në qendrën, ai u evidentua si një person me talent në pikturë, ku fillimisht e nisi me pikturat në letra, pastaj nisi të pikturoj me bojërat e ujit, vajit, në telajo dhe deri sa u përmirësua dhe arriti në një gradë të nivelit hije-dritave, bardhë e zi, portrete, dhe tani me pikturat ne telajo”.

Talenti në piktur
Talentin e tij nuk e zbeh as komunikimi dhe as dëgjimi, pasi ai tashmë ka mësuar të shkruaj emrin dhe datëlindjen jo vetëm në shqip, por edhe në alfabetin e gjuhës së shenjave. Lulëzimi, djali i cili ka arritur të tërheq vëmendjen jo vetëm të djemëve dhe vajzave të qendrës, por edhe ambasadorëve, këshilltarëve apo drejtorëve të bankave me dorën e tij të artë, duke shitur thuajse të gjithë punët e tij. “Lulëzimi e tregon botën e brendshme të tij nëpërmjet pikturave. Një lule me ngjyrë gri, të zezë dhe mente që e pikturon herë pas here është piktura që ai pëlqen më shumë. Edhe pse ai, në ndryshim nga personat e tjerë është shumë indiferent, kur bëhet fjalë për përfshirje ai nuk ngurron”, tregon përgjegjësja e qendrës.

Punimet artizanale të zonës
Punimet artizanale janë një tjetër pasion i Lulëzimit. Edhe pse ai është natyrë individualiste dhe i pëlqen teknika e vet e të punuarit, ai gjithmonë befason. ‘Ai sapo shikon teknikën e realizimit të qendrove apo ikonave është i gatshëm ta realizojë. Dora e tij dallohet mes gjithë personave me aftësi të kufizuar në të gjitha qendrot me rruaza apo qendrot me punime dore. Duhet të theksojmë se, të gjitha punët e tij janë shitur në vlera deri në 50 mijë lek të vjetra”. Për ta, Lulëzimi duhet të jetë pjesë e tregut të punës, pasi ka të gjitha cilësitë dhe aftësitë për t’iu përshtatur tregut aktual të punimeve artizanale dhe pasionit të tij, pikturës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë nën rrënojat e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti

Ekskluzive/ Zbulohet mozaiku i një pishine të lashtë nën rrënojat e ish-gjimnazit Gjergj Kastrioti