TIRANE - Aktorja Luli Bitri është e përzgjedhur nga regjisori Michele Placido për të interpetuar në pjesën teatrale “Un bacio sul cuore”. Ky është një projekt që flet për jetën private të Giusepe Verdit, në të cilin Bitri interpreton rolin e sopranos çeke, Tereza Stolz, e cila është konsideruar muza e Verdit dhe e dashura e tij sekrete.
Premiera është në datat 9 dhe 10 gusht, në skenën e Teatrit të Operas në Romë. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh Italian, Giuseppe Verdit, Placido ka marrë përsipër rolin e regjisorit në pjesën teatrale, njëkohësisht ai do të luajë edhe personazhin kryesor të veprës, atë të Giuseppe Verdit.
Në krah të tij do të intepretojë një tjetër aktore e madhe e kinemasë dhe teatrit italian, Isabella Ferrari.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com