Kurrë nuk ka ndodhur, edhe në kohën e diktaturës, që t’i sulmosh të gjithë partnerët vetem se në mendjen tënde prej një injoranti politik, ata qenkan kundër teje dhe pro kundërshtarit tënd politik.

Atë që po bënë sot Lulzim Basha, as Sali Berisha nuk do të guxonte ta provonte. Sigurisht, si lolo që është, ai është urdhëruar nga “lideri suprem” për të përdorur këtë retorikë, por Berisha s’do të guxonte të artikulonte kaq urrejtie e mllef personalisht vetë dhe Luli e di mirë këtë gjë!

Edhe Enver i dashur për Berishën, nuk i sulmonte kurrë partenerët e tij, pa zënë një të ri. Por siç duket Luli e ka zgjedh pratnerin, shpresën e fundit të tij, ata, që si ai, janë kundër BE-së dhe SHBA-së, miqtë e Serbisë dhe të qarqeve shoviniste… pra rusët dhe Rusinë. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është e vërteta që nuk mbulohet me mashtrime.

Sjellja fyese e “Sheshelit” tonë dhe partisë së tij kundër Mogherinit, me parullat: “Nuk e njohim Europën, por duam Rusinë”, si ajo e Ivanovit, që e akuzoi “zjarrëvënëse të Maqedonisë” ndaj zonjës së parë të diplomacisë europiane, fjalimet anti-perëndimore dhe anti-amerikë, nuk i la mangut dhe “kllouni i çadrës”, që fatkeqësisht nuk është çadër cirku, vend ku mund të gjenden me shumicë klloun.

Duke i quajtur një “Bullshit” (shqip: mashtrime, idiotësira) kërkesat në fjalimin e Mogherinit dhe duke nxjerr “pionierët” e çadrës anti-veting, për t’i zënë rrugën me parulla qesharake diplomates, Lulushi tregoi dhe njëherë hallin e madh që e ka kapur PD-ën: “Drejtohet nga një palaço, që nuk kthehet dot në shtëpi, nga krimet që ka bërë dhe nga çekiçi  i derjtësisë, që po i rri sipër kokës, si shpata e Demokleut.”

Të etiketosh shefen e diplomacisë europiane si gënjeshtare dhe kërkesat si idiotësi, të ndërsesh gjithëfarë “zagarësh e konellapsish”, që rrinë lidhur pas gardhit të oborrit të SHQUP, është një marrëzi jo prej të marri, por prej të “çarturi”, që nuk ka mjek që të bënë derman apo shëron!

Sigurisht dhe mashtrimet e sajuara me poshtërsi dhe me të gjitha mjetet kundër ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu, janë të paprecedentë. Kjo sjellje e tij prej politikani harbut dhe të papërgjegjshëm, po i bënë një dëm të pariparueshëm gjithë shqiptarëve, e në menyrë të veçantë demokracisë dhe Partisë Demokratike.

PD-ja është pjesë e të djathës Europiane dhe si rregull elementar çdo partner duhet të dëgjoj shokun, mikun, aleatin. Mos dëgjimi është eufori prej idioti të sëmur, nga sindromi i megalomanisë. Sjelljet e këtij birboje, janë me të vërtetë fyese pë çdo shqiptarë.

Prezantimi i lobistit antishqiptar Jason Emert, si këshilltar apo anëtar i partisë apo fushatës së Trump, është fyrje e rëndë për Amerikën dhe kjo shpifje dënohet me ligj. Jason Emert nuk ka asnjë lidhje me Partinë Republikane. Ai ka qenë deri në nëntor 2016 kryetari i “IYDU”, një organizatë e formuar nga lobi shovinist greko-amerikan… antishqiptare.

Ambasadori Lu e ka detyrim të sqaroi opinionin dhe të kërkoi ndjekje penale nga strukturat ligjëzbatuese, për ndalimin e këtyre mashtruesave ordiner, që kërkojnë të përbaltin emrin e Amerikës, për qëllimet e tyre të errëta. Por me sa duket Basha këtë kërkon! Deklaratat e tij për dhunë, për kaos, për tërheqjesh njerëzish zvarrë, shpifje, etj, janë “çelësi” i vetëm për të dal nga çadra ku është ngujuar, e nga ku po kthehet as më shumë as më pak, në burgun e tij fizik dhe politik!

Basha kërkon një motiv për t’u arrestuar, pasi është lodhur brenda çadrës anti-veting. Por ambasadori Lu nuk do ta bëj, sepse është i “frikësuar” deri në palcë nga Lulushi, trimi i çartur, mik i “trapit”, se Trumpin do ta ketë të vështirë ta shikoj edhe me dylbi, siç e pa në përurimin e madh!

Shpresa prej idioti, se Lu do të largohej nga Shqipëria dhe do ishte Lyli dhe shokët e tij, që do emëronin ambasadorin e ri, ishte shfaqja më komike, që mund të japë një politikan. Në bashkëpunim me vrasësin e Gërdecit, të vetmin aleat real, me të cilin e bashkon krimi i vrasjes, morën rrugën e mashtrimit, duke u paraqitur si të ftuar të Presidentit Trump. Natyrisht që nuk i kishte ftuar Trump, por nga ndonjë xhambaz që u kishte marrë ca dollarë, për tu shitur thasë plasmas dhe që i vuri të ruanin portën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Të sëmurit “trim” dhe të çartur, 200 hallexhinjtë që rrinë në çadër për hallet e tyre i duken si populli, ndërsa vetja i duket si Jul Çezari në senat, përballë armiqëve të demokracisë, për të mbrojtur “Romën”. Çezari jonë në fakt, nuk e di se çfarë është demokracia dhe a e dini pse, sepse në vitin ’91 ishte në “klasë të parë”!

Gënjeshtari i pafytyrë, për të justifikuar veten se përse nuk kishte marrë pjesë në levizjet rinore të viteve ’90, në emisionin “Opinion” të Fevziut mashtroi pa turp: “Në atë kohë kam qenë 7 vjeç”. Ndaj mos ja vini re “birit të gënjeshtrës”, se nuk e ka seriozisht. Edhe trimërit e tij, i ka si letrat anonime të Jovan Bregut… me dëshirën për t’i provuar. Trembuni ju u demokrat, se i’u mori në qafë… e tani që ka mbetur i vetmuar dhe papërkrahje, kërkon t’i u marrë dhe ju me vete… drejt “greminës”.

Sepse trimërit me donatorët miqtë, sponsorët dhe partnerët nuk janë shaka! Partnerët tanë europian, jo se duan t’i a dinë për Lula e lulishtarë, por ata kanë investuar dhe po investojnë në Shqipëri, për intersat e tyre dhe tonat. Ata kërkojnë, që partnerët të arrijnë standarte, ku kryesorja është ligji i së drejtës. Atyre nuk i’u duhet as Rama, as Luli, as Saliu, as Ilir dhe as Fatmiri. Ata duan një Shqipëri të qëndrueshme, me ambicjet drejt progresit dhe demokracisë.

Mashtrimet e tij me fyerje ndaj të gjithëve, duke i konsideruar armiq dhe duke i ndarë me tufa sipas mendjes së tij, e bëjnë më të domosdoshëm dhe imediate largimin e tij nga politika dhe nga PD-ja, duke ndaluar poshtërsit dhe dëmet e njëpasnjëshme, që i ka bërë dhe po i bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ky “trim i çartur”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com