Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues.

Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit. E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull.

Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve. Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit.

Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre. Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.

Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara  në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800. Nëse edhe ju e keni në shtëpi këtë bimë të veçantë dhe doni të kujdeseni sa më mirë për të.

Si të kujdeseni

Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete. Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.

Si ta ujisni

Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë. Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë. Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.

Temperatura e duhur

Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi. Mbajini në vende të ngrohta e me diell.

Si ta ruani pas festave

Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10 cm. Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj. Mos harroni në verë duhet të mbani në një vend të freskët.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aaaa: 25/12/2024 09:09

    Euphorbia(Lulja e Krishtlindjeve) Lulja e Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia) Eshte nje lule qe sot ne europe amerike etj. eshte simbol i festes se krishtlindjeve dhe vitit te ri. Historia e ze fill reth 200 vjet me pare kur ambasadori i pare amerikan ne meksike JOEL POINSETT e pruri kete lule me vete nga amerika e jugut ne USA gjate periudhes se krishtlindjeve dhe qe atehere me kalimin e kohes Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i krishtlindjeve Edhe pse e kemi bere lidhjen e kesaj luleje me Krishtlindjet praktikisht Euphorbia eshte nje lule tropikale Dhe si e tille duhet ruajtur larg te ftohtit.Temperaturat e ulta mund te shkaktojne zverdhje te gjetheve dhe si pasoje edhe renien e tyre deri ne shkaterrim total te bimes. Euphorbia duhet vendosur ne nje vend te ndricuar mire. Ne periudhen e lulezimit duhet ruajtur ne temperatura mesatarisht 15-16 grade.Ndersa pasi i kane rene lulet mund te duroje edhe temp. me te ulta. Euphorbia duhet vaditur shpesh gjat periudhes se rritjes dhe lulezimit.Asnjeher nuk duhet ta lini dheun e vazos te thahet perfundimisht por duhet te jete gjithmone i lagesht(kujdes jo uje te tepert) Mund te perdoren edhe ushques te lengshem apo te ngurte per ta mbajtur bimen sa me te shendetshme(kujdes ne zgjedhjen e ushqyesve,vetem tek specialiste te luleve) Pasi bima ka mbaruar lulezimin mund te krasitet ne menyre qe ndimohet celja e sythave te rinj. Probleme fiziologjike. Kur zverdhen gjethet e bimes rudhosen dhe pastaj bien. Arsyet perse ndodh kjo mund te jete se temperatura e ambjetit ku eshte bima eshte e larte ose mungese e ujit(pra nuk eshte bere vaditja taktikisht) Menjehere duhet ti nderroni vendin bimes dhe vaditjet te jene me te shpeshta.Nese perdorni pjate tek vazoja duhet qe ujin pas vaditjes se bimes ta derdhni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb