Inxhinierja Luljeta Bozo njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes këtë herë me një deklaratë që ka dhënë ndërsa ka komentuar kohën e Komunizmit.

Disa ditë më parë, Bozo ka qene e ftuar tek emisioni “Dekalog”, ku ndërsa u pyet për kohën e komunizmit ajo u shpreh se atehere kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

Bozo u bë e njohur për publikun, pas tërmetit të 26 nëntorit, dy vite më parë, ndërsa tashmë vijon të jetë një ndër kandidatet më pretendente në PS.

Pjesa nga intervista:

Pyetje: Më bëri përshtypje pjesa që lidhet me Partinë e Punës, Partinë Komuniste. Tani që jeni në PS, ka trashëguar ndonjë gjë të Partisë së Punës, PS-ja? Shikoni ndonjë element, qoftë në imazh, qoftë në emra…

Luljeta Bozo: Nuk jam brenda PS-së. Duhet të jetosh atje brenda.

Pyetje: Si personazh që keni jetuar në kohën e monizmit, i dënoni krimet e komunizmit?

Luljeta Bozo: Patjetër. Krimet që ishin për pikëpamje ideologjike, se ka edhe krime ordinere, patjetër që i dënoj., nuk diskutohet. Por ka një gjë, që Republika Popullore e Shqipërisë kishte një Kushtetutë. Neni i parë i saj, thoshte se Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë është shtet i diktaturës. E thoshte në kushtetutë.

Pyetje: Enver Hoxha a ishte diktator?

Luljeta Bozo: Ishte diktator, në ato që ishte.

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.

Luljeta Bozo, gjithsesi shprehet në intervistë, se dënon dënimin e personave, të cilët burgoseshin, vetëm pse flisnin kundër sistemit.