Luljeta Lleshanaku, ana e panjohur e poetes së lirisë

Liria drejt së cilës të çon poezia e Luljeta Lleshanakut ka bindur jurinë e çmimit “Poeti Europian të Lirisë”, organizuar në qytetin Gdansk në Poloni, të përzgjedhë për herë të dytë pas dhjetë vitesh poeten shqiptare për të qenë pjesë e kësaj gare.

 “Sa të gëzon një nominim, aq të krijon dhe ankth e tension, pasi nuk dihet asnjëherë nëse do të jesh apo jo fituese. Por, nominimi ku konkurrojnë në çdo edicion tetë shtete është një test i rëndësishëm. Gati nuk arrij që ta besoj, se janë dhjetë vjet midis. Koha kalon dhe kurrë nuk e di nëse do të rikthehesh sërish në një garë, pasi dinamika dhe shijet për letërsinë ndryshojnë shumë shpejt”, rrëfen Llashanaku.

Liria në vargjet poetike të Lleshanakut vjen natyrshëm, duke u bërë imazh për një të shkuar të vuajtur nën lëkur, si fëmijë i një familje në internim, por dhe si një realitet i shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist. Por, që këto poezi të të orientojnë tek liria moderne, për Lleshanakun është e rëndësishme mënyra se si i qasesh kësaj teme.  

“Si autor kur shkruan një poezi nuk priresh që do të shkruash për një temë të caktuar. Nëse e ke një poezi me tematikë të tillë e ke. Puna është që çdo poezi të çon tek liria. Rastësisht unë e kam, tek “Ujë edhe karbon” preket tema fondamentale e lirisë. Po ashtu edhe te “Pothuajse dje” apo te  “Homo Antarcticus” trajtohet konflikti midis identitet dhe lirisë”, shpjegon Lleshanaku.

Në jurinë e çmimit të “Poetit Europian të Lirisë” të kryesuar nga Krzysztof Czyżeëski është anëtare dhe nobelistja në letërsi Olga Tokarczuk. Çmimi do të jepet në mars të vitit 2022.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren