Lulzim Basha, Benz luksoz
160 mijë dollarësh në trotua
Ndër sukseset e 1 vjetorit të parë krye të Bashkisë për Lulzim Bashën është edhe një makinë e re, superluksoze, vlera e të cilës shkon në 100 mijë dollarë dhe me të cilën është parë të lëvizë ditët e fundit.
Në këtë 1-vjetor si kreu i bashkisë më të madhe në vend, duket se i Lulzim Basha, nuk ka regjistruar vetëm dështime, siç pretendojnë socialistët. Ai ka regjistruar edhe plot arritje. Një e tillë është një makinë e re, superluksoze, vlera e të cilës shkon në 100 mijë dollarë dhe me të cilën është parë të lëvizë ditët e fundit. Me të paraqitet në zyrën e bashkisë së Tiranës çdo mëngjes, me të shkon në të gjitha aktivitetet e tjera, madje Basha duket se e ka shumë përzemër dhe tashmë e përdor për çdo lëvizje që kryen. Madje jo vetëm kaq! Por e parkon edhe në trotuar, para bashkisë, dhe jo pas, që ta ketë gjithmonë para syve!
Makina e re "I pari është qytetari". Duket se këtë filozofi që e ka pasur si slogan gjatë fushatës së tij elektorale, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, e ka zbatuar së pari duke filluar nga vetja. Në fund të fundit, a nuk është i pari i Tiranës? Dhe me sa duket duke ndjekur këtë filozofi, ka "festuar" kështu edhe një vjetorin në krye të bashkisë më të madhe në vend. Që prej disa ditësh, kreu i bashkisë së Tiranës, është parë të qarkullojë me një benz super luksoz, një ndër modelet e fundit të kësaj marke të njohur makinash dhe mësohet se vlera më e ulët i fillon nga 90 mijë dollarë, vlera e cila rritet pa limit në bazë të aksesorëve që vendos të përdorë blerësi i saj.
Siç duket edhe nga fotoja, duket se Basha makinën e re e ka me shumë qejf, pasi tashmë ai paraqitet kudo me të dhe madje, nuk e parkon në pjesën e pasme të bashkisë, aty ku qëndron gjithmonë makina e kryetarit të këtij institucioni, por e ka ngjitur lart në trotuar dhe e ka parkuar në pjesën ballore të bashkisë së Tiranës, në një rruginë që krijohet mes saj dhe xhamisë së Et'hem Beut.
Pas interesimit të gazetës "Shqiptarja.com" na rezulton se në fakt automjeti tip benz, me targa AA 111 DD, nuk është në pronësi as të bashkisë së Tiranës dhe as të vetë kreut të bashkisë Lulzim Basha. Kjo makinë rezulton të jetë në pronësi të Përparim Mulaj, me origjinë nga Tropoja, por që është banor në rrugën "Stavri Themeli" në Tiranë.
Siç duket edhe nga modeli i targave, kjo makinë është blerë së fundmi, dhe është regjistruar pranë autoriteteve përkatëse pas janarit të vitit 2012. Gjithashtu pas interesimit tonë, mësojmë se zoti Mulaj është një ndërtues i njohur dhe se makinën ia ka dhënë për përdorim kreut të bashkisë Lulzim Basha. Por për sa kohë ia ka lënë në përdorim, kjo mbetet për t'u parë. Por me sa duket kjo qenka një traditë për drejtuesit e bashkisë së Tiranës, pasi edhe paraardhësi i Bashës, Edi Rama, ka udhëtuar me një makinë që ia la në përdorim një biznesmen i njohur.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47