Basha dorëzon kandidaturën për kreun e PD! Përballë tij vetëm ish i përndjekuri politik

Basha dorëzon kandidaturën për kreun e PD! Përballë tij vetëm ish i përndjekuri politik

Lulzim Basha

Lulzim Basha do të jetë kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ish kryedemokrati, ka dorëzuar kandidaturën e tij nëpërmjet një emaili vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar.

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar i PD, ku u vendos krijimi i një komisioni zgjedhor prej 8 personash të cilët do të merren me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që pritet të mbahet në 29 korrik për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Pavarësisht se mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u bojkotua nga 17 deputetë, Flutura Açka një ndër të pranishmëve tha se mbledhja ishte legjitime dhe se duhet të vijohet me zgjedhjen e kryetarit për riorganizimin e partisë.

Lulzim Basha që pas 14 majit, organizoi disa takime me të rinjtë duke lënë të kuptohej qëllimi i tij për rikthimin në krye të Partisë Demokratike. Në takimet e mbajtura, ai tha se pavarësisht se dha dorëheqjen nga posti i kreut të partisë për të mos thelluar përçarjen, sot partia është në situatë më të keqe sesa në mars të vitit të kaluar.

Një ditë më parë PD publikoi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët të cilët duan të garojnë për t’u zgjedhur në krye të PD-së. Një kriter i veçantë ishte edhe fakti se kryetari i ri i PD-së duhet të këtë kontribuar në fushatat e partisë në 3 vitet e fundit. Kriter ky që duket se mund të paralizojë Lulzim Bashën, i cili nuk është se ka qenë shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj.

Gjergj Hani ish i përndjekur politik dhe mik me ish kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të partisë Demokratike një javë më parë.

Situata në PD duket më e paqartë se kurrë më parë kur partia është ndarë në disa fraksione. Së fundmi, sa i takon diskutimeve për ristrukturim të partisë, ka pasur përplasje dhe tensione mes kryesisë dhe grupit parlamentar demokrat. Kryesia ka qenë e qëndrimit që të organizohen sa më parë zgjedhjet për kreun e PD-së duke caktuar edhe datën 29 korrik. Ndërsa sipas grupit parlamentar, procesi i reformimit të PD duhet të nisë nga zgjedhjet në bazë dhe seksione më pas për zgjedhjen e kryetarit të partisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Shpalli kandidaturën për kreun e PD, Basha publikon foto me Mike Pompeo-n nga samiti i partive të djathta: Me SHBA në krah mund të ndryshojmë Shqipërinë

Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka publikuar një foto nga Samiti i 40 vjetorit të aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë ku shfaqet krah ish sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ai shkruan se me aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të mbrohen interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Folësi i nderit në Samitin e 40 vjetorit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, ishte sonte ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-drejtori i Agjensisë Qendrore të Inteligjencës Mike Pompeo. Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e paçmim që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar. Me SHBA në krah, ne mund dhe do t'ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë”- shkruan Basha.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buda: 21/06/2023 12:46

    Lulzim Basha do te fitoje, sepse Sali Berisha eshte pendaur qe nuk e degjoi. Marreveshja Berisha-Basha-Rama do te vazhdoje te sundoje Shqiperine.

    Përgjigju
  • tironci: 21/06/2023 12:34

    Ky po vulos humbje 2025 dhe del llafi rames qe deri ne 2028 ketu jam, eshte e thjesht, ky mer zhokllat bashke me kunatin te degjenerum jane keto , keshtu qe PD ikuuuuu

    Përgjigju
  • minushe: 21/06/2023 12:00

    turp po zgjodhen bashen demokratet....

    Përgjigju
  • joker: 21/06/2023 09:27

    ore ca behet kshu , smund te jete deshtaku me i madh i historise ne krye te PD ,fundi i ketij vendi

    Përgjigju
  • Mergimtari: 21/06/2023 07:43

    Ta gezoje PD-ja e Shqiperia Bashen.Ky eshte fundi i demokracise dhe mbreterimi i Rames.Te fiksuar pas deshtakeve dhe ne kerkim te mbretit.

    Përgjigju
  • veliu: 21/06/2023 05:12

    Jo z.Zenun.Nuk eshte turp qe kantidon Basha,eshte turp po e votoi antaresia.

    Përgjigju
  • Ben: 21/06/2023 03:58

    Old style.Fatkeqesi kombetare qe Lul budallai po merret perseri me politike.Lul & Sal duhet te rrine larg politikes per 100 vjet.

    Përgjigju
  • Vali: 20/06/2023 23:22

    Me vjen shume keq qe ne garen per kryetar te jete Lulzim Basha.Te drejtoje PD ,Lulzimi dhe Saliu,eshte deshtimi perfundimtar i saj.Lulzimi te jap spjegime per rolin e tij me 21 janar,per vjedhjet ne Rrugen e Kombit,per parat ruse,etj.Njerzit e korruptuar nuk duhet te vijn ne pushtet.

    Përgjigju
  • zenuni: 20/06/2023 21:47

    Ah sa keq po shkon, perseri me keto lojera Partia Demokratike. Turp, turp, turp. Ku katandisem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë