Lulzim Basha i rikthehet strategjisë së terrorizimit, merret sërish me vdekjet! E përgënjeshtrojnë shifrat e Eurostat

Lulzim Basha i rikthehet strategjisë së terrorizimit, merret sërish me vdekjet! E përgënjeshtrojnë shifrat e Eurostat

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me mjekë, gjatë të cilit ka sulmuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë. Siç pati bërë edhe në vjeshtë, Basha i është rikthyer akuzave të tij në lidhje me numrin e vdekjeve, pavarësisht se e kishte marrë një herë përgjigjen nga ana e mjekëve për këto akuza. Sipas Bashës, Shqipëria renditet e treta në botë për numrin e vdekjeve nga Covid. Basha i ka bazuar akuzat tek shifrat zyrtare të Eurostat mbi numrin e vdekjeve mbi mesataren e viteve të fundit, por ndërkohë, është Eurostat dhe shifrat zyrtare të tij, që përgënjeshtrojnë kryetarin e PD.

Ja çfarë shkruhet në faqen e Eurostat: “Të dhënat paraprake nga 31 vendet evropiane tregojnë se kishte mbi gjysmë milioni vdekje shtesë nga janari deri në nëntor 2020, përkundrejt numrit mesatar të vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë midis 2016 dhe 2019. Në periudhën e parë kritike, nga mesi i marsit deri në mes të majit 2020, kishte më shumë se 225 000 vdekje shtesë, në Evropë. Të dhënat nga fillimi i tetorit deri në fillim të dhjetorit tregojnë një rritje të dytë, edhe më të madhe, me më shumë se 250 000, të vdekjeve shtesë. Në total, midis vendeve evropiane për të cilat janë të disponueshme të dhënat, në vitin 2020 kishte 510 000 më shumë vdekje gjatë javëve 1 deri në 49 (janar – dhjetor) sesa numri mesatar gjatë së njëjtës periudhë gjatë katër viteve 2016 deri në 2019.

Nga mesi i marsit deri në mes të majit 2020, dmth javët 12-20, kishte më shumë se 225 000 vdekje shtesë, ndërsa gjatë një rritje të dytë midis tetorit dhe dhjetorit (javët 41 deri 49) u regjistruan më shumë se 250 000 vdekje shtesë. Një rritje e re e vdekjeve shtesë mund të vihet re për disa vende (veçanërisht Belgjika, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Austria, Polonia, Hungaria, Luksemburgu, Rumania, Sllovenia) midis javëve 41 (5 tetor) dhe 49 (deri më 6 dhjetor)./ Marrë nga Lexo.al

https://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php?title=File:Weekly_deaths_Jan2021update_w49_11_February_2021.gif

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori Vdekja: 25/02/2021 23:44

    Vdeksh ti me mire qe meresh me vdekje.

    Përgjigju
  • beni: 25/02/2021 22:15

    aa po se rama i terorizoi shqiptaret oer nja 6 muaj, por tani kerkon te mos e permendin me se situata eshte sketerre e zeze

    Përgjigju
    • JamKushJam: 25/02/2021 22:41

      @ beni... ke kngatrru faqe kingu, shko ke syri!!! ene kujdes ve maske se ene pse s'te besohet, virusi prap ekziston!!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Berishën, avokati Gjokutaj: Munguan dy prokurorë për arsye profesionale

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Berishën, avokati Gjokutaj: Munguan dy prokurorë për arsye profesionale