Lulzim Basha ka të drejtë të heshtë…

Lulzim Basha ka të drejtë të heshtë…

Kryetari i PD, Lulzim Basha

Ka tri pyetje që Lulzim Basha nuk ju përgjigjet dot. E para është pse ka paguar për llogari të tij 500 mijë dollarë, një kompani ruse në SHBA, e dyta pse dekonspiroi aksionin për kapjen e “Toyota Yaris”, që drejtohej nga njerëz të tij, dhe e treat, pse nuk bën dot zgjedhje brenda Partisë Demokratike.

Në intervistën e tij të sikeltshme në studion e “Zërit të Amerikës”, ai nuk ju përgjigj dot asnjërës, edhe pse gazetari këmbënguli shumë.

Pyetja e pare, që ka të bëjë me një pagesë 500 mijë dollarë për llogari të PD-së, nga një kompani ruse në një ishull të Paqësorit, është një pyetje që mund ta marrë shpejt përgjigjen nga hetimi i FBI-së, por fakti që Lulzim Basha vazhdon të mbrojë Nick Muzin, i cili është nën hetim, dhe të mos dëshmojë për paktin me të, e bën atë person problematik, edhe për ligjin e SHBA-së.

Në versionin më të lehtë Basha mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në SHBA dhe të shpjegojë se si infiltrohen paratë ruse tek njerëzit e afërt të Shtëpisë së Bardhë, duke përdorur siglën e PD-së dhe firmën e Bashës. Mund ta përdorte dhe këtë udhëtim në SHBA për këtë qëllim. Por mos dhënia e përgjigjes dhe frika për të folur publikisht për të, është tipike e një njeriu që ka problem me ligjin amerikan, ku siç jemi mësuar ta shikojmë dhe në çdo film me mafie dhe krim, para se të të hedhin hekurat, të thonë se “Ti ke të drejtë të heshtësh, pasi çdo gjë do thuash, do të përdoret në gjykim”. Lulzim Basha po e përdor këtë të drejtë.

Të njëjtën të drejtë Lulzim Basha po e përdor dhe tek rasti i “Toyota Yaris”. Lulzim Basha nuk përgjigjet dot kush e informoi, dhe as për llogari të kujt e dekonspiroi aksionin. Bëhet fjalë për një aksion që ishte nën kontrollin e policisë dhe po ndiqej prej saj, dhe për persona konkretë që janë nën akuzë, dhe që janë rrethi i afërt i tij. Ai hesht për këtë.

I vetmi shpëtim që mendon se gjen, është të thotë se jam i lidhur me shërbimet e huaja. Nëse do ta merrnim seriozisht këtë, atëhere i bie që ka dekonspiruar aksionin për llogari të tyre. Por e vërteta është se ai e tha atë në një kontekst më të gjerë, për të treguar se ishte takuar dhe me FBI-në në Uashington. Dhe ky është lajmi i vërtetë, pasi ai ka punë vërtet me FBI-në, me atë që ka bërë me paratë ruse. Është thirrur si dëshmitar, jo si person që informohet.

Pyetja e tretë ka të bëjë me partinë e tij, të cilës Lulzim Basha përsëri nuk i pëgjigjet dot. Në fillim të këtij viti, meqë Ridvan Bode dhe Astrit Patozi pinë një ditë një gotë raki në Korçë, ky u alarmua dhe mblodhi urgjent Kuvendin e PD-së në shkurt, dhe shpalli zgjedhjet brenda parties, që duhet të mbaronin brenda 1 korrikut. Tani po shkon mesi i korrikut. Asnjë degë nuk ka bërë zgjedhje dhe asnjë kryetar i ri nuk është zgjedhur. Ata që ja kërkojnë këtë brenda partisë, i quan të lidhur me qeverinë. Por nuk ka asnjë përgjigje, përse nuk i bën dot zgjedhjet brenda partisë së tij. Dhe në këtë këtë rast, ai përdor të drejtën e tij për të heshtur. Dhe nuk ka faj. Një njeri që vepron si klan familjar në krye të një partie nuk beson dot tek askush tjetër që nuk shkon në zyrën e tij me lekë, por zgjidhet nga anëtarët.

Ai nuk mund t’i besojë një procesi sado të kontrolluar zgjedhjesh brenda partisë, pasi nuk e di se çfarë i del prej tyre. Ai i beson vetëm listës së Kunatit, që mban një dorë tek kasaforta e një dorë tek lista, për ata që duan të bëjnë karrierë në PD. Çdo zgjedhje tjetër brenda PD-së që nuk kalon nga ky proces, ai e ka ndalur.

Tani më duhet një përgjigje e qartë, nga ndonjë nga këta demokratët e thekur që e mbrojnë Lulzim Bashën: Përse nuk u bënë dot zgjedhjet në PD? Përse ky njeri sa herë vijnë zgjedhjet kombëtare qan dhe thotë nuk hyj në zgjedhje, dhe sa herë ka zgjedhje brenda PD-së, i shtyn dhe nuk i bën? E di që dhe këtu Lulzim Basha ka të drejtë të heshtë. Por si njeri i kapur në krim brenda Familjes!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja