TIRANE- Në Malësinë e Madhe, Lulzim Basha i ka bëri thirrje krenarisë së malësorëve, që të mos u nënshtrohen pashallarëve të pushtetit, por të mbrojnë dinjitetin e tyre, duke votuar ofertën e Partisë Demokratike. “Dinjiteti ka qenë dhe është virtyti dhe tipari më dallues i juaji, malësorëve. Për dinjitet jeni ngritur, keni dhënë jetën, për dinjitet jetoni, e për dinjitet luftoni. I gënjen mendja që me 30 mijë lekë apo me një thes me miell mund të blejnë dinjitetin tuaj.
Kjo përpjekje është mallkimi i tyre, është makthi i tyre. 21 qershori është ora e dinjitetit tuja, është ora vendimit tuaj, është ora e votës suaj. A do ta pranoni ju malësorët këtë gjobvënie të pashembullt? Çmimet që rriten dhe rrogat që po bien?
A do të pranojnë malësorët që të pranojnë pashallëkun në vitin 2015, kur nuk e kanë pranuar ndër shekuj? Entuziasti i juaj i të rinjve dhe të rejave, të djathtë dhe të majtë, është parathënia e fitores së thellë së ofertës së opozitës,”- është shprehur Basha përpara banorëve të Malësisë së Madhe. Ai akuzoi qeverinë për gjendjen ekonomike të vendit, duke thënë se Rama dhe Meta, po ja lënë barrën ekonomike popullit. “Kemi çmimin më të lartë të energjisë në rajon.
E tha dje Eurostati. Kemi taksat dy herë më të larta në rajon, çmimin e naftës dy fish më të lartë, por pagat dhe pensionet i kemi dy herë më të ulëta. Po pse e bëjnë këtë? Sepse gjetën mënyrën më të lehtë për ta bërë. Jua faturuan juve, popullit. Këta thonë ne kemi të drejtë t’jua hedhim ju, po ju nuk keni mundësi të na kapni, harrojnë votën tuaj, shpërfillin votën tuaj, nuk njohin dinjitetin tuaj. Por vota juaj, dinjitetit juaj, do t’i përjashtonte nga kuvendi i burrave këta qeveritarë dashakeqë,”-tha kreu i demokratëve.
Basha ftoi qytetarët e Malësisë së Madhe të votojnë pa hezitim ofertën e Partisë Demokratike, për më shumë më shumë punësim dhe dinjitet, për uljen e taksave dhe të çmimit të energjisë. Basha ka garantuar qytetarët se do të jetë në krah të tyre derisa të mundësohet zbatimi i ofertës së shpëtimit për qytetarët, uljen e taksave, uljen e çmimeve, nxitjen e punësimit dhe zhvillimit. “Ju që premtuat rritje të rrogave dhe pensioneve dhe u votuat për të dhe sot keni shkaktuar mjerimin më të thellë duke e 5-fishuar mjerimin ekstrem, duke zhytur shqiptarët në dëshpërim, në krizë ekonomike dhe psikologjike.
Mos t’ju gënjejë mendja se kur shqiptarët të flasin të bashkuar siç do të flasin, me votën e 21 qershorit do të mund të injoroni vullnetin e tyre. Nuk e injoroni dot vullnetin e shqiptarëve, vota e 21 qershorit është ligji i ligjeve. Ju jap fjalën se sot, si kryetar i opozitës, jam i vendosur ti shkoj deri në fund, pa u tërhequr deri në fitore të betejës tonë, betejës tuaj, për uljen e taksave, për uljen e çmimit të energjisë, për uljen e çmimit të naftës, për të gjitha paratë publike në funksionin tuaj, nga xhepat tuaj, nga tavolinat tuaja, në shtëpitë tuaja dhe jo në xhepat dhe kontot e oligarkisë” -theksoi Basha. Ai kërkoi vota për Anton Kokën dhe shprehu bindjen se pjesëmarrja dhe entuziazmi i malësorë në takim, janë garanci për fitoren.
Kandidati “Anton Koka do të mbrojë taksat tuaja”
Në Malësinë e Madhe, kreu i opozitës kërkoi vota për kandidatin Anton Toska, duke thënë se ai do të jetë kryebashkiaku i përkushtuar që do të mbrojë çdo para e ardhur nga taksat e qytetarëve, dhe se do ta çojë atë aty ku qytetarët kanë nevojë për të. “Ju garantoj se Anton Koka si kryebashkiak do të ulë taksat për familjet dhe bizneset, nuk do të vendosë gjoba të paligjshme, por do të jetë në krah të kujtdo që do të punojë dhe të jetojë me djersë. Ai do të garantojë se çdo para e taksapaguesve nuk do të vidhet dhe se do të shkojë aty ku qytetarët kanë nevojë,”- u shpreh kryedemokrati Basha.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO