“Karteli drogës e fitoi këtë betejë. Ne e humbëm këtë betejë, por unë dua të falënderoj qytetarët që nuk u joshën, nuk u blen dhe trembën, nuk u mposhtën, por votuan për votën e lirë”. Duke filluar nga fillimi i fjalimit të Lulzim Bashës, vërehet një paradoks i qartë te lideri demokrat, paradoks që vërehet dhe në disa fraza të tjera të mëtejshme, të cilat e shtyejnë atë drejt përkufizimit si një lider, komik.

Në këtë paradoks hyrëse metamorfoza e shëmtuar e mbetjes gjuhësore dhe politike berishiane, Lulzim Basha, krijon paradoksin e tij të parë duke falenderuar një grusht qytetarësh të cilët votuan për historinë krahinore politike dhe nostalgjike, duke krijuar kështu një ndarje me “masën mazhoritare të oportunizuar nga mundësitë gjeneruese të krimit dhe drogës”, të cilët edhe pse në masë dërmuese, kanë shkataruar votën e lirë të këtij grushti njerëzish nostalgjik ndaj imagjinatës çoroditëse. Në fakt, kjo ndarje midis “neve të mirëve” dhe “atyre të këqijëve” në fjalët e Edward Said i cili fliste për mitet e stereotipizuara të Perëndimit të mirë kundër Lindjes së keqe, është një përpjekje gazmore deri në pikën e prodhimit të gazrave nga shtrëngimi i barkut nga të qeshurat mbi profilizimin e kësaj partie dhe fushate si qytetare dhe të pastër, në një kohë kur krerët e saj cilësohen si ordinerë edhe nga vetë demokratët, janë të dënuar apo dhe të shmangur nga drejtësia Berishiane.

“Ne nuk i humbëm zgjedhjet në Dibër para qytetarëve të ndershëm dibranë, por sot humbëm para kartelit të drogës. Ky kartel shfrytëzoi mjerimin, varfërinë, humbjen e shpresës”. 

Ky është paradoksi i dytë i liderit komik, Lulzim Basha. Mjerimi, varfëria dhe humbja e shpresës – objekt diskutumi – nëse janë të tilla sa Basha pretendon, njerëzit nga gjenesa e tyre nuk janë tëhequr nga oportunizmi momental apo dhe ordiner, por, nga kulti i një “Messiah”, pra të një të dërguari të posaçëm për të dhënë zgjidhje të gjithe problemeve të tyre, pra një oportunizmi të moderuar dhe kamufluar në bindje të verbëra ndaj një personaliteti të profetizuar alla stil berishian.

Në këtë rast do ishte i deleguari i Berishës, Lulzim Basha, me anë të zgjedhurit të tij Shehu.

Në këtë pikë Basha nuk është thjeshtë komik, por dhe komik i dështuar. Kjo sepse dibranët jo vetëm që nuk zgjodhën atë, por edhe vet Shehu u mboshtë tek vendlindja e tij, Sllovë, nga kandidati Rama!

Përmasat e kësaj drame komike të Bashës rriten edhe me faktin nëse marrin parasysh një paralelizëm ku në zgjedhjet lokale për Tiranën në 2015, si Basha ashtu edhe Doktor Kosova, humbën në lagjet e tyre respektive, çka dëshmon të gjithë makabritetin argumentativ të Bashës të cilin as katundarët e lagjës së tij nuk i besojnë më, jo më qytetarët e gjithë Shqipërisë!!.

Bashën, as Besnik Mustafaj dhe as Greta Koçi nuk e bëjnë dot lider të demokratëve dhe të shqiptarëve. Kjo sepse Basha ishte produkt i një incesti politik ku lindi si lider i një legjende të vdekur.

Më se shumti, ai nuk mund të bëhet kurrë lidër sepse shumë thjeshtë, pavarësisht përpjekjeve të sforcuara për të kopjuar një të tillë në mimika dhe praktika, është i varur pikërisht nga e shkuara, e cila do diktojë dhe në dështimet e tij në zgjedhjet e ardhshme (nëse do luajë ende rolin e liderit deri atëhere)./LEXO.AL


d.b/shqiptarja.com