Sali Berisha ndodhet në një nga pikat më ulëta të tij, tha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një "podcast" që u transmetua në profilin e tij në facebook.

“Nuk më vjen mirë që ndodhet aty”, tha Basha.

Sipas Bashës nëse Berisha do të kishte dëgjuar këshillat e tij, për të mos e bërë problemin e tij personal pjesë të partisë, nuk do ishte në këtë pikë.

"Në bindjen time ka dëgjuar këshilltarët e gabuar që prej majit të 2021. Po të kishte dëgjuar këshillat që i dhashë unë do ishte më mirë, për të, për familjen e tij, për Pd dhe për Shqipërinë. Këshilla ishte që çështjen e tij të mos e bënte të partisë,  për ta lejuar Pd të ecte në trajektoren e saj çka do ishte shumë më mirë për PD dhe shqiptarët", shtoi Basha.

Ciklin  e Berishës në politikë Basha e quan të mbyllur.

"Ai ka pasur një jetë të gjatë, ka pasur pikat e tij të larta, ka tashmë nga më të ulëtat. Më vjen shumë keq siç e thashë, por vendi duhet të ecë përpara. Nuk është ai problemi i këtij vendi, problemi është ai që përmende më herët", shtoi kreu i PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
'Ti kryeministër dhe Rama president?', Basha: Pjesa e parë e teorisë është e saktë

1715454213_basha.JPG

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ftuar në një podcast të transmetuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ndër të tjera është pyetur edhe për një 'teori konspiracioni' që qarkullon së fundmi se në zgjedhjet e ardhshme, "vendi do shohë Bashën kryeministër, me Edi Ramën president".

Pyetje: Një teori është që në zgjedhjet e ardhshme Basha do jetë kryeministër dhe Rama president...

Basha: Pjesa e parë është e saktë, për pjesën tjetër, ka rugë përpara, Rama duhet të japë llogari për keq-qeverisjen, aferat mbi qeverinë e tij dhe mbi të.