'Lulzim Basha shiti vendet në listën e PD-së me para', akuza bombë e Arben Imamit për pazare me caktimin e deputetëve, si u përmbys komisioni ‘Nishani’ me një listë të re

'Lulzim Basha shiti vendet në listën e PD-së me para', akuza bombë e Arben Imamit për pazare me caktimin e deputetëve, si u përmbys komisioni ‘Nishani’ me një listë të re

Arben Imami dhe Lulzim Basha

Ashtu siç edhe pritej, humbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 ka përfshirë Partinë Demokratike në një vorbull konflikti, duke provokuar ndarjen e partisë në dy kampe, pro dhe kundra Lulzim Bashës. Anëtarë dhe ish-anëtarë të forumeve të larta të PD-së, përpos kërkesës për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, si një projekt i dështuar i Sali Berishës dhe humbës sistematik, pretendojnë se Basha ka shitur vendet për deputet në listën e Partisë Demokratike. Akuza e rëndë është artikuluar nga Arben Imami, ish-ministër në qeverinë ‘Berisha’, një nga firmëtarët për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Sipas Imamit, kandidatët kanë paguar para edhe në 2017 dhe në 2021 për të hyrë në listën e kandidatëve për deputetë që mban firmën e Lulzim Bashës.

“Zgjedhjet janë humbur që në maj të 2017. U shkallmua rregulli i brendshëm i PD-së. Nuk u përfillën institucionet e saj. U pastruan njerëzit nga lista. Janë futur njerëz në listën e deputetëve  me vende të blera me para. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot. Paguajnë para. Këto qarkullojnë haptazi në Partinë Demokratike. Unë po them se janë paguar para edhe atëherë dhe tani. Nuk nderohet në një parti në këtë mënyrë, por kjo është më e fundit. Le të dalë ta përgënjeshtrojë po të dojë. Po nuk po merremi me këtë. Pse po çuditesh? Nuk e ke dëgjuar ndonjëherë?”, tha Imami në Top Talk, duke i kërkuar edhe një herë Bashës të japë dorëheqjen pasi ka humbur zgjedhjet e 2015, 2017, 2019 dhe 2021.

Ndonëse akuza e Imamit është vështirë për t’u provuar, lista e kandidatëve për deputetë e shpallur nga Lulzim Basha, prodhoi befasi dhe dyshime, madje edhe përplasje në PD në prag të zgjedhjeve, pasi u anashkaluan forumet dhe komisioni ‘Nishani’, i ngritur për filtrimin e kandidatëve. Komisioni ‘Nishani’ trumbetua fort nga Basha si një praktikë moderne dhe demokratike. Po çfarë ndodhi? Të përjashtuarit nga komisioni ‘Nishani’, i ngritur mbi bazën e një vendimi të Lulzim Bashës, befas u vendosën në krye të listës po nga Lulzim Basha, sigurisht me miratimin e Berishës. Gjithashtu, personazhe që u refuzon me votë nga baza e PD-së në zgjedhjet për kandidatët, Basha i vendosi në pozicione fituese dhe në krye të qarqeve. Biznesmenë dhe ish-drejtorë të akuzuar për korrupsion madhor, gjithashtu u përfshinë në listë dhe do të jenë deputetë të PD-së, jashtë strukturave dhe filtrit të komisionit ‘Nishani’.

Një akuzë të ngjashme me të Arben Iamamit, e ka artikuluar edhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në vitin 2017.

“A ka deputet të PD-së që kanë paguar për kandidimin? Ka zëra që flasin. Ku ka zë nuk është pa gjë. Aty nuk shkon më asnjë demokrat pasi z. Basha i ka zëvendësuar njerëzit e PD-së me klientët e gruas dhe kunatit. Unë nuk marr telefonata nga drejtoresha e biznesit të kunatit dhe unë prandaj jam larguar nga Lulzim Basha... Lulzim Basha i ka shitur zgjedhjet e 25 Qershorit. Politika është mision, nuk mjafton një dëshirë apo një urdhër e një familjari për të bërë një njeri deputet. Kjo nuk është lista e PD-së por e familjes Basha-Isufi. Një listë që nuk ka asnjë kriter politik nuk mund të funksionojë”, tha Topalli në 2017.

Pretendimin se Lulzim Basha shet vendet në listën e kandidatëve për deputetë e ka artikuluar edhe Genc Ruli, ish-funksionar i lartë i PD-së dhe ish-ministër. Në korrik të vitit 2017, Ruli thoshte se “Basha me deklaratën e tij justifikuese e banale tregoi që dinjiteti personal është gjeja më e fundit që e shqetëson atë. Normalisht për një individ që e mori “lidershipin” e PD si dhurate në “pajë” nga Berisha dhe që i bëri programet e listat jo me zyrtarët e PD, por me gruan e kunatin”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 02/05/2021 00:35

    PD NUK MUND TE QUHET ME PARTI ,,,POR NJE LLUM-HANE QE DREJTOHET NGA BERISHA ME ZAGARIN E TIJ BASHA...

    Përgjigju
  • Tani: 01/05/2021 22:44

    Luli ne rregull eshte. Per ate personalisht dhe familjarisht, nga ana ekonomike, me mire eshte te rrije ne opozite. Problemi eshte se demokratet nuk kane takat me ta ndjekin nga mbrapa, se jane pa buke dhe do ikin te gjithe. Kane 8 vjet pa pune. Kete nuk e ka kuptuar akoma Luli.

    Përgjigju
  • Lui: 01/05/2021 22:42

    E thene kjo nga Arben Imami, eshte cohu hoxhe te ulet prifti. Ishte ky Imami qe ca nuk beri me ushtrine shqiptare. Nga cdo gje vodhi, municione, armatime e lende plasese nga fshati Mjekes ne Elbasan. Nga nuk kane shitur arme per llogari personale. Deri aty shkoi puna sa u desh nderhyrje me deklarata nga SHBA qe jane gjetur arme prodhim shqiptar ne Afganistan, Palestine, Libi e gjithandej neper Afrike ku kishit konflikte. Ptu rrace e keqe jeni te gjithe..

    Përgjigju
  • frani: 01/05/2021 20:57

    Dihet qe Luli per EURO nuk te fal... I duhen se do shkoi ne Hollande.

    Përgjigju
  • Taku: 01/05/2021 20:23

    Këta legena te gjith

    Përgjigju
  • Napoli: 01/05/2021 19:45

    Jo i shiti jo i bleu llafe koti. Juve u coi per lesh luli basha, tani lihni sa te doni

    Përgjigju
  • Ergys: 01/05/2021 18:15

    Po Sali Fenda nuk po ndihet.Ka futur koken ne byth Saliu dhe rri i merr ere fendeve te veta.

    Përgjigju
  • Like: 01/05/2021 18:08

    Lulka eshte gati te shes e nene e babe per para

    Përgjigju
  • Jani: 01/05/2021 18:06

    Si ben ky sikur i intereson. Mos tu mbaruan leket e ske per te blere buke mor i uruar? Apo e ke shtrenjte kafen poshte te shpia 500 mije euro? Po ashtu hidhu ne shoku yt, Rama, se ai ble kesh ne dore pa dallim partie, ideje, mundesisht me background kriminal e te piste si puna jote.

    Përgjigju
  • Loran: 01/05/2021 16:23

    Te q....a ty e komisionin e nishanin bashk ke komisionin

    Përgjigju
  • karadakliu: 01/05/2021 13:59

    Prej kohesh,qe kur Salihu emeroi nenebishtin e tij,Basha per Kreyetar te PD.kuptohet se asgje nuk ecte mire,Apo cdo gje shkonte me lakadredha e korrusion.Qe kur e kur,por Tash kur ju dolen te palarat per fushe,kerkohet forma te liga veprimi,prap per interesa personale.Deri kur keshtu,Ku jeni ju temeluesit dhe veprimtaret e devotshem te PD,nje aseti politik kombetar qe doli e polli ne rrethana dedikuese te vecanta per shqiptaret dhe Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani