TIRANE- “Shkodra do të paraprijë funeralin e rilindjes së Ramës dhe Metës”. Kjo ishte kryefjala e mitingut përmbyllës së liderit të opozitës në bashkinë më të rëndësishme të veriut të vendit. Lulzim Basha tha se shkodranët nuk do të pranojnë një kandidate si Bazhdari që është, sipas tij, një mashë e Ramës dhe e Metës.
“Pas pak ditësh Rama dhe Meta do të takohen në funeralin e rilindjes në Shkodër, me karriget e boshatisura e me zyrtarët sypërdhe. Shkodrën nuk e kapni dot. Fitorja është e Shkodrës. Shkodra do të prijë dhe Shqipëria e ka për nder ta prijë Shkodra në rrugën e fitores. Kandidatja e opozitës është mashë e verbër e oligarkisë Rama dhe Meta, dhe Shkodra do ta refuzojë atë”, tha Basha.
Më herët kyetari i Partisë Demokratike mori pjesë edhe në mbylljen e fushatës elektorale në Mirditë. “Në dy vjet qeveria,- tha Basha varfëroi qytetarët, mbylli mijëra vende pune, dyfishoi çmimin e energjisë. E vetmja ofertë e qeverisë për qytetarët është kërbaçi dhe burgu”.
“Qeveria për dy vite me radhë nuk punoi asnjë ditë, për t’ju a bërë jetën më të lehtë juve, por ju a bëri më të vështirë sepse shtoi e rriti barrën e taksave. Ju a bëri më të vështirë, sepse po i bën mirditorët të paguajnë dyfish çmimin e energjisë dhe dy herë më lart se rajoni, ju a bën më të vështirë sepse çdo ditë me kërbaç në dorë, me bllok gjobash në dorë nuk mendon punësimin e qytetarëve por burgosjen e tyre”- u shpreh Basha.
Ai shtoi se bashkimi i qytetarëve e ka detyruar Edi Ramën të pranojë se ka shtuar varfërinë.
“I ballafaquar me bashkimin më të madh popullor në sheshet e qyteteve tona, nga veriu në jug, Rama është detyruar ta pranojë se varfëria është rritur, se papunësia është shtuar, se çmimet dhe taksat janë rritur, se shqiptarët paguajnë më shumë, fitojnë më pak, jetojnë më keq. Është detyruar se s’ka nga t’ia mbajë. E ka kuptuar se s’i ecën më as me shantazhe, as me sondazhe, as me kërcënime, as me presione,por nuk ofroi asnjë shpjegim se pse kur kishin dhe kanë gjithë pushtetin, pse nuk bëjnë diçka për t’ju ndihmuar”- theksoi Basha.
Lideri i opozitës shtoi se vota e bashkuar e qytetarëve me 21 qershor do të bëjë realitet ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë, falje kamatvonesa mbështetje biznesit për hapje vendesh të reja pune.
“Harxhon gjithë kohën duke shpifur e duke thënë, opozita nuk i ul dot taksat, opozita nuk e ul dot çmimin e energjisë. E vërteta është se opozita parlamentare i çoi këto amendamente në Parlament dhe ky që i digjet barku për popullin i hodhi poshtë. Vota e popullit në 21 qershor do të të detyrojë, do të ulësh çmimin e energjisë dhe do të falësh kamatë-vonesat”, -theksoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com