Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur pranë Teatrit Kombëtar ku aktivistë dhe drejtues të tjerë të PD vijojnë të shtyhen me policinë duke tentuar edhe të futen në ambientet e brendshme të tij. Basha është shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe ish-deputetët Ervin Salianji, Albana Vokshi, Klevis Balliu.
Basha u shpreh se qeveria po paston paratë e drogës me Teatrin Kombëtar. Ai tha se PD do vijojë të mbështesë aksionin e Aleancës për Teatrin për të mbrojtur godinën.
"Me teatrin po pastrohen paratë e drogës. Para çdo shqiptari duket se nuk kemi qeveri por një bandë. Duhet të bëhemi gati për t'i dhënë një përgjigje ashtu si më 30 qershor. Aleanca për Teatrin ka përcaktuar të gjithë aksionin këtu. ne do jemi këtu për ta mbështetur", tha Basha.