Selia e vjetër e Partisë Demokratike ka kaluar në pronësi të shoqatës të policëve të larguar nga puna. Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës e cila kryesohet nga Lulzim Basha e cila tani më i ka dhënë kësaj shoqate një godinë të plotë. Burime nga selia blu kanë pohuar se vendimi është marrë pak ditë më parë dhe godina e vjetër e demokratëve tani më është nën pronësinë e Aleks Hajdarit, ish-drejtori i Policisë së Durrësit i cili është edhe kryesuesi i shoqatës.

Kjo OJF është e njohur për lidhjen e ngushtë që ka me PD-në pasi në brendësi të saj janë edhe emra të tillë si Erzen Braçani, Hivzi Bushati etj të cilët kanë marrë pjesë edhe në grevën e urisë të organizuar pak muaj më parë tek Piramida në qendër të Tiranës.