Lulzim Peci ambasador i Kosovës
në Serbi, Beogradi: Oficer për lidhje

Lulzim Peci ambasador i Kosovës <br />në Serbi, Beogradi: Oficer për lidhje
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës, Enver Hoxhaj, pas konsultimeve me kryeministrin, Hashim Thaçi ka propozuar Lulzim Pecin për postin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë, ndërkohë që Beogradi këtë post e quan oficer për lidhje”.

”Për këtë propozim, ministri Hoxhaj ka informuar sot edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila pritet të merr vendimin për dekretimin e ambasadorit Peci. Emërimi i ambasadorëve të rinj dhe caktimi i ambasadorëve të deritashëm në misione në vende të ndryshme, janë lëvizje normale të ambasadorëve, në përputhje të plotë me aktet normative të Republikës së Kosovës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare diplomatike. Këto lëvizje janë hapa të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve të politikës së jashtme të Kosovës, me qëllim të dinamizimit të diplomacisë kosovare dhe fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, deklaroi për RTK Artan Behrami, zëdhënës i MPJ-së.

*Marrë nga KohaDitore

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit