Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë

Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë

Erjon Braçe

Një sërë propozimesh për rishikime taksash janë bërë këtë të martë, (5 nentor)  në komisionin e ekonomisë, të cilat ishin kryesisht të lidhura me sektorin e bujqësisë, me rininë, sigurimin e pronave apo cigaret elektronike.

Në një seancë dëgjimore të posaçme dedikuar ndryshimeve fiskale deputetët e PS-së dhe të opozitës kanë bërë një lumë propozimesh për rishikimin e taksave.

Propozimet e para u bënë për rishikimin e skemës së TVSH-së në bujqësi, pasi diferencimet aktuale thotë deputeti i PS-së Erion Braçe po shkatërrojnë sektorin.

“Sot veçanërisht në blegtori skema ka dhënë goditje të madhe, njerëzit nuk janë të interesuar të mbajnë bagëti, dhe fabrikat gjithashtu nuk janë të interesuara që të grumbullojnë qumësht brenda vendit sepse humbin para. E gjejnë më kollaj të marrin lëng në Hungari, Maqedoni dhe Serbi sesa të marrin atë qumësht që prodhohet në vend. Rënë në rendiment dhe në sasi”, tha Braçe.

“ Propozimi për rishikimin e skemës së TVSH-së duhet të vij nga ministria e Bujqësisë”, tha Malaj.

“Ministria e bujqësisë ka 6 vite që vlerëson skemën e TVSH. Thoni pastaj ku kanë ikur lopët, kanë ikur pra bashkë me TVSH”, shprehet Braçe.

Vetëm si rezultat i mungesës së subvencionimit të TVSH-së për fermerët nga 20% që duhet të jetë është 0%, Braçe thotë se pesticidet po hyjnë kontrabandë me çanta e valixhe

“Në tregun e inputeve bujqësore ne nuk kemi konkurrencë, dhe patjetër tatimet ndikojnë në çmim. Për pesticidet është zhvilluar kontrabanda, nga kufiri i gjelbër po e po, por edhe nga pikat e rregullta kufitare, me çanta, me valixhe apo makina. Sepse Kosova është me 0% TVSH për pesticidet bujqësore, kjo po dërrmon tregun e brendshëm. Shmanget totalisht kontrolli i cilësisë dhe po shkatërrohet tregu”, tha Braçe.

 

Propozimi tjetër ishte për sigurimin e banesave nga fatkeqësitë natyrore, ku qeveria duhet të njohë si shpenzim të zbritshëm nga tatimet një vlerë të caktuar për sigurimin e banesës.

“Të konsiderohet shpenzim i zbritshëm për çdo sigurim prone nga fatkeqësitë natyrore që sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Ma zbrit mua nga tatimet e mia, nuk është ndonjë gjë e madhe. Po kërkoj 50-200 euro në vit policë sigurimi nga të ardhurat e mia të tatueshme. Nuk i bën ndonjë dëm të madh buxhetit të shtetit. Kemi 5 vite që paguajmë për tërmetin e vitit 2019-ës”, tha Braçe.

Pra propozimi është që nga tatimi mbi pagën që paguhet nga qytetarët x vlerë tu kthehet pas për tu përdorur si prim për sigurimin e banesës.

Në këtë seancë të kërkuar nga vetë Braçe, nuk munguan as disa propozime për pagë minimale të diferencuar për rininë.

“Pagë minimale ndryshe për rininë për ata që janë me kohë të pjesshme nga 16-18vjec dhe tjetër pagë për ata në moshë 18-22 vjeç që punojnë me kohë të plotë. Edhe paga e patatueshme të jetë më e lartë për se 50 mijë lekë. Masë që të jetë kryesisht për sektorin e turizmit, ku kemi nevojë për punonjës”, tha Braçe.

Po për rininë ishte edhe propozimi për të rishikuar skemën e strehimit social.

“Politika e 3% e strehimit social, ka dështuar. Propozoj që ky 3% të kalojë në një politikë që bëhet strehim dedikuar vetëm të rinjve, jo kategorive të tjera. Kështu siç është nuk po funksionon, dhe s’ka shtuar ndonjë apartament gjëkundi”, tha deputeti i PS.

Kurse propozimi i Blerina Gjylametit ishte për familjet me fëmijë autik apo me sindromën doën, ku përplasjet me opozitën nuk munguan.

“Të gjithë familjet me fëmijë autik, një nga prindërit të marrë pagë minimale”, tha Gjylameti.

Tabaku: E kam bërë unë këtë propozim ka vite, i bëni për fushatë elektorale.

Gjylameti: kemi që në 2014 që bëjmë takime me këto familje

Tabaku: Nuk ulem në këtë nivel debati si tregu i gjësë së gjallë të Lushnjës.

Gjylameti: Ju tërheq vëmendjen për gjuhën

PD kërkoi edhe një herë kthimin e fondeve profesionsitëve të lirë pasi Gjykata Kushtetuese ka folur.

“Çfarë ju pengon të zbatoni vendimin e GJK për profesionet e lira? Ju keni thënë që prisni përgjigje, tani e keni, pse nuk e bëni rimburisimin?”, pyet Tabaku.

“Kemi një vendim të GJK që nuk u shpreh se çfarë duhet të ndodhte me ligjin për periudhën që ishte në fuqi. Ju siguroj që vullneti është për ti rikthyer. Kjo kërkon një vendimmarrje, kërkon dhe vlerësim të GJK, e cila thotë se përsa kohë ligji ishte në fuqi ishte legjitim”, u përgjigj Malaj.

Propozimi tjetër ishte për të rritur akcizën për cigaret elektronike.

“Është momenti që ne të rrisim akcizën për cigaren elektronike, kemi shembuj vendet e BE-së. Ky produkt në Shqipëri po merr përmasë, pra akcizë për cigaren elektronike me dhe pa nikotinë”, u shpreh Braçe.

Edhe në këtë seancë të posaçme nuk mungoi propozimi i vitit të shkuar të zotit Braçe për heqje të TVSH-së për paketat higjeno sanitare për gratë dhe një ditë pushim gjatë ciklit.

“Kemi bërë një propozim që vjet të hiqet TVSH për paketat higjeno sanitare për gratë, politikë në përputhje me politikat gjinore, është masë për gjysmën e popullsisë së vendit. Kam propozuar që në Kodin e Punës tu jepet mundësia grave dhe vajzave që të kenë një ditë pushim në ditët akute të ciklit”, tha Braçe.

Në përgjigje të ministrit të Financave i cili tha se të gjitha këto propozime duhet të vijnë si nisma ligjore dhe do të vlerësohen nga ata, Braçe u përgjigj me ironi.

“Nuk i bëj propozime ligjore se i ruhem që më votojnë kundër, kundër e kundër”, tha Braçe.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/11/2024 10:15

    Ti Profesionisti apo profesionistet si dhe un qe votoj nga diaspora, ky eshte nje votim i kote sepse rilindja i ka fituar votat pa filluar votimet. Perderisa Rama shkon neper bote dhe ben takime si K/M. me leket e shtetit me nje suite simpatizantesh mbrapa, perderisa rama si K/M shkon ne Amerike dhe po me leket e shtetit sheh familjarisht nje ndeshje basketbolli apo i dergon dhurate per ditlindje Sorosit dhe askush nuk i kerkon llogari, perderisa Ramapuneson ne ae administrate apo ujesjellesa me qindra patronazhiste dhe as KLSH dhe as SPAK-u i famshem nuk flasin, perderisa asnje gazete qofte e majte apo e djathte nuk merren me kete fenomen, perderisa sindikatat e pavarura ( te varura nga SHTETi,Rama) sepse paguhen nga ata nuk bejne qofte dhe nje greve formale, sidomos ato te pensionistave qe e duartrokasin per nje gjys kafeje ne dite, çfar mund te presim ne zgjedhje ?! Nje kritike te madhe dhe per opoziten ; ne nje kohe kur qeveria " te majtet" kane nje vit qe e kane nisur fushaten elektorale, çfar po presin por para 2 ditesh zgjodhen Topallin per diasporen ! A e kuptojne keta se sa mbrapa jane ? TE pakten, opozita edhe ne rast mosfitoreje te kete peshe ne parlament jo te jete e pavlefshme.

    Përgjigju
  • Profesionistet: 05/11/2024 22:01

    Ska gje se me vote ne profesionistet do dime ke te votojme dhe ajo juk eshte me partia socialiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës